Psikologjia e punës

Si të vishemi në punë

Psikologjia e punës
veshaja ne puneTë jesh e bukur nuk do të thotë gjithmonë të jesh thjesht dhe vetëm natyrale. Ose, e thënë ndryshe, të jesh natyrale (jo në kuptimin estetik të kësaj fjale), jo gjithmonë mjafton për të qenë e bukur. Eshtë fakt i pranuar tashmë që truku dhe veshja  mund ta shumëfishojnë tek femra potencialin e saj joshës edhe në  pune madje. Po a duhet të  jemi seriozë ne pune? Si duhet të  vishemi? Në  fakt këto janë  pyetje që  po tja bënim një  femre veshtirë  të  merrnim një  përgjigje të  saktë. Pasi Shqipëria ndryshe nga vëndet perëndimore ku bukuria e femrës duhet të  jetë  diskrete dhe serioziteti në  punë  është  absolut, në  vendin tone funksionon e kundërta. Por secili nga  ne do të  shtronte një  pyetje se ku fillon dhe ku mbaron serioziteti i veshjes në  punë ? Sigurisht këtu ka shumë  vend për debat, pasi secili e interpreton sipas mënyres së  perceptuarit personal. Por padyshim një  gjë  është  e sigurtë , se imponimi me veshje për të  mbajtur një  vend pune shpreh qartë  personalitete të  dobëta që  krijojnë  varësi. Pasi në vendin e punës ligjin e bën një tjetër kod veshjeje: ai i seriozitetit. Nëse çdo kompani ka kod veshjeje të nënkuptuar, por që e jep gjithmonë të qartë mesazhin që duhet të transmetojë, atëherë do të ishte më e thjeshtë të shmangeshin vështrimet ngrënëse të burrave rreth e rrotull dhe thashethemet e grave. Ndaj është gjithmonë rasti për ta parë me sy kritik veshjen tënde të zyrës dhe të kujtosh se ky është rasti për t’u komunikuar të tjerëve seriozitet.