Psikologjia e punës

Si të njohim një punonjës që ka nevojë për ndihmë?

Psikologjia e punës

stressÇdo punonjës ka probleme personale që mund të ndikojnë në punën e tij. Gama e problemeve është e gjerë, duke filluar që nga përshtatja e një jete me një foshnjë të re dhe deri tek abuzimi i substancave ose sëmundjet nervore.

Depresioni është një simptomë shumë e zakonshme e problemeve, ose mund të jetë ai vetë një problem themelor. Nëse ju hasni një punonjës, që nuk merr kënaqësi  në aktivitetin apo arritjet që më parë i kanë dhuruar atij kënaqësi, është e mundur që punonjësi është duke vuajtur nga depresioni. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse ju nuk identifikoni asnjë rast të veçantë apo rrethana të lidhura me ambjentin e punës që mund të ndikojnë tek ai. Individët që vuajnë nga depresioni kanë gjithashtu vështirësi për të mbaruar në kohë detyrën e caktuar , të përqëndrohen në atë që ata po bëjnë si dhe janë më nervoz se zakonisht.

Abuzimi me alkolin është një çështje tjetër e zakonshme që mund të jetë e vështirë për tu zbuluar. Orari i gjatë i pushimit të drekës mund të jetë një shenjë, sidomos nëse ata janë vetëm. Era e alkolit në frymëmarrje, lëvizjet e çregullta, si dhe produktivitet i ulët sidomos gjysmën e dytë të ditës pas dreke janë disa nga shenjat e tjera.

Abuzimi me substanca të tjera  të tilla si, kokainë, marijuan etj,  shpesh shfaqen në normat e gabimit të produktivitetit të ulët. Punëmarrësi mund të evitojë kryerjen e detyrave, e të lëvizi i lirë në ambjentet e punës, gjithashtu mund te flasi me zë shumë të lartë e madje dhe të jetë vazhdimisht i shqetësuar. Nga ana tjetër, një shenjë shumë e rëndësishme është ardhja gjithmonë me vonesë dhe ndryshimet shqetësuese të personalitetit.

Shumë kompani kanë udhëzime të veçanta për përdorimin e alkolit dhe drogës në punë. Përveç se është e rekomanduar që punonjësi të kërkojë ndihmë, ju duhet të theksoni politikën e kompanisë suaj dhe të vini në dijeni punonjësin se puna e tij është në rrezik nëse ka mungesë të produktivitetit.Duhet theksuar se shprehja e shqetësimit tuaj ndaj punonjësit kërkon akt dhe kujdes maksimal. Nëse skeni asnjë provë të një problemi, përqëndrohuni më tepër tek çështja e produktivitetit dhe jo akuzat. Edhe më thjesht, mund ta argumentoni me motivimin e humbur dhe stresin e butë që vini re ndaj tij. Disa punonjës mund të jenë të hapur ndaj sygjerimeve tuaja, por disa të tjerë veçanërisht ata që mund të vuajnë nga sëmundje nervore dhe  që abuzojnë me substanca të dëmshme, mund të reagojnë me dhunë ndaj këtyre sygjerimeve, gjë e cila e kthen situatën në të rrezikshme dhe alarmante. Shpreheni shqetësimin tuaj me kujdes, dhe me dashamirësi ofroni sygjerimin tuaj, që në këtë rast mund të jetë shumë i rëndësishëm duke e sygjeruar punonjësin të ndjeki një profesionist për problemin e tij.