Puna në ditët e sotme gjithnjë e më shumë po kthehet në burim stresi. Po cfarë është stresi në vetvete dhe si duhet ta menaxhojmë atë në punë? Këto pyetje gjejnë përgjigje vetëm në jetën e ashtuquajtur moderne me të cilën ne përpiqemi të përshatatemi. Pasi me zhvillimin e kushteve teknologjike , dhe kushteve të jetesës ne vihemi nën presione të mëdha duke rritur kështu nivelin e stresit. Por stresi ne vetvete është term që i referohet shumës së situatave fizike, mendore, tensioneve dhe emocioneve mbi një person. Dhe në mënyrë specifike stresi I një punonjësi është reagim psikologjik I ngjarjeve që janë perceptuar të jenë kërcenuese. Por ne duhet të dime të menaxhojmë këto situata që shkaktojnë stres, duhet të mbajmë nën kontroll shkallën e stresimit në të cilën ndodhemi dhe ndikimin drejt zvogëlimit të tij. Por a mundemi ta krijojmë këtë balancë dhe a mund të mbajmë situatën nën kontroll? Për këtë ne duhet të qartësohemi se: stresi është i pashmangshëm në jetë, por ajo të cilën ne mund të bëjmë është të përpiqemi ta menaxhojmë atë. Dhe menaxhimi i stresit është një domosdoshmëri, në mënyrë që të mos kemi efekte negative në shëndetin tonë dhe në jetën tonë. Por në ambientin e punës cdo gjë është relative pasi një situatë e cila është stresuese për dikë , nuk mund të jetë e tillë për dikë tjetër. Në këtë kontekst studiuesit kanë zbuluar se efektet e stresit klasifikohen në dy grupime të mëdha në : efekte pozitive dhe efekte negative te stresit. Po kush janë efektet positive të stresit? -Stimulimi dhe inkurajimi I njerëzve në punë -Shkalla e përqëndrimit pasi njerëzit do të jenë më shumë të përqëndruar në punën e tyre, por kjo deri në masën e stresit ku nuk ka filluar akoma të bëhet shqetësues për individin. -Perkushtimi , pra ata do të jenë dhe më të përkushtuar si rezultat I stmulimit -Rezultat financiar me i mire i kompanise. Si rezultat i nje perqendrimi dhe perkushtimi me te madh te njerezve ne organizatë do te ndikonte pozitivisht ne rezultatin financiar te saj. Ndërsa efektet negative janë të shumtë dhe kanë të bëjnë me: -Ndikimin në shëndet. Pra shfaqet në formën e frikes, mllefit, rritjes së adrenalinës, rritjes së tensionit në gjak etj. Dhe në këtë mënyrë ai demton shëndetin e individit. -Ul rendimentin në punë. Stresi deri në një masë të caktuar ndikon pozitivisht në përkushtimin me të madh ndaj punës, por vjen një moment kur efektet e tij janë vetëm negative. Në këtë mënyrë stresi kthehet jo vetëm në element problematik për individin, por pasojat e tij mbi produktivitetin individual janë shumë të mëdha. Pra ka shumë efekte negative nëse do ti listonim të gjithë por dicka është e sigurt, nëse ne do të ishim në një ambient fare pa stres ateherë ne sdo mund të rrinim. Pasi sdo ishim produktiv, do ishim pasiv etj. Në këtë kontekst duhet të mundohemi të gjejmë anët pozitive në cdo aspekt të jetës sonë. Po cfarë duhet të bëjnë punëdhënësit në mënyrë që kompanitë e tyre të kenë rezultate? Si duhet të menxhojnë ata? Ata duhet të përmirësojnë përshtatjen në punë, të përmirësojnë trajnimin e punëtorve dhe programet e orjentimit. Ata duhet të eleminojnë menaxhimin e ndëshkimit dhe të zhvendosin kushtet e punës së rrezikshme. Ata duhet të punësojnë punëtorin në punën që me së shumti i përshtatet atij. Ata duhet të trajnojnë punëtorët për shkak të nivelit të lartë të stresit që shkaktohet nga mungesa e trajnimit. Ata duhet të stimulojnë punonjësit Duhet të përmirësojnë komunikimin si një hap vendimtar drejt zvogëlimit të stresit të punëtorve, sepse ndonjëhere është vetëm mungesë komunikimi në vetvete, qofte ajo midis bashkë-punetoreve apo punëdhënseve që mund të krijojë një ambient stresant.