Psikologjia e punës

Si te jemi me te qete ne mjedisin e punes?

Psikologjia e punës

Kur ndodheni në vendin e punës është veçanërisht e rëndësishme të dini të ruani qetësinë në raste nervozizmi. Në punë supozohet të ruani një nivel profesionalizmi shumë herë më të lartë. Një nga sjelljet tipike gjatë një momenti stresues në punë është paniku që më pas çon në ankth dhe stres. Nëse lejoni që një situatë krize në vendin tuaj të punës t’ju shkaktojë stres dhe ankth do të keni komplikacione shëndetësore. Njerëzit e suksesshëm kanë mësuar të ruajnë qetësinë gjatë situatave të krizës, për të mposhtur stresin e për të gjetur një zgjidhje të vlefshme për problemin. Janë disa hapa që mund të ndiqni në mënyrë që të ruani qetësinë në vendin e punës. Ky artikull ka për qëllim t’ju këshillojë rreth kësaj çështje.

Largohu nga turma dhe qetësohu

Qëndroni të qetë gjatë një situate krize duke u larguar fillimisht nga kushtet stresante në të cilat ndodheni.

Jini pozitivë

Ruajtja e pozitivitetit do t’ju ndihmojë të procesoni zgjidhjen e problemit në një mënyrë më efektive. 

Ruani shëndetin mendor dhe atë fizik

Është e rëndësishme që të jeni çdo ditë të përgatitur, duke u kujdesur për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.

Flisni me një koleg të besuar

Gjatë një periudhe krize, kontaktoni një koleg të besuar që mund t’ju shërbejë si mbështetje për të qartësuar idetë tuaja si dhe për të arritur në zgjidhje të mundshme.

Planifikoni të papriturat

Mënyra më e mirë për të përballuar një situatë krize është që të planifikoni edhe gjërat e papritura që mund t’ju ndodhin në punë.