Psikologjia e punës

Si ta nisni diten me energji?

Psikologjia e punës

Jeni një person që zgjoheni me energji në mëngjes apo zgjohemi gjithmonë duke u ndjerë të rraskapitur dhe letargjikë? Nëse bëni pjesë në grupin e gjumashëve dhe personave që nuk kanë motivimin e duhur për të nisur ditën me energji, këtu gjeni disa mënyra se si të nisni mëngjesin tuaj me energji dhe entuziazëm.

  1. Bëni zgjim të natyrshëm duke lejuar dritën e mëngjesit të hyjë në dhomën tuaj.
  2. Bëni aktivitet fizik ose nëse nuk keni kohë shtriqje të muskujve ndërkohë që jeni shtrirë. Janë disa ushtrime yoge të cilat janë shumë ndihmuese.
  3. Sigurohuni të pini ujë më pas pini kafe.
  4. Shmangni butonin snooze të ziles tuaj të celularit.
  5. Hani mëngjes. Një stomak bosh nuk mund të përballojë një ditë të gjatë.
  6. Kufizoni përdorimin e pajisjeve elektronike para se të flini dhe kur zgjoheni në mëngjes.
  7. Mundohuni të bëni një gjumë të mirë (lexoni një libër para se të flini dëgjoni muzikë relaksuese etj).

Së fundmi, për të patur rezultat të dukshëm përpiquni të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë. Trupat tanë dëshirojnë rutinën dhe natyrisht ndjekin zakonet e mira që formohen. Rutinat vendosen për ditët kur nuk ndiheni më mirë. Nëse praktikoni rutina të shëndetshme, trupi juaj ka më shumë gjasa të rikuperohet më shpejt dhe ka më pak të ngjarë të sëmuret.