Psikologjia e punës

Keshilla per veshjen ne pune gjate veres!

Psikologjia e punës

Ju pëlqen apo jo, mënyra se si dukeni dhe visheni luan rol në suksesin tuaj në vendin e punës.

"Problemi me pamjen tonë të jashtme ose mënyrën se si vishemi , është se përkthehet me performancë në punë", thotë Nicole Williams, një ekspert karriere në LinkedIn. Në vendin e sotëm të punës, ku veshja casual po bëhet gjithnjë e më popullore, mund të jetë e ndërlikuar të respektosh ose ndoshta dhe ti evidentosh rregullat e veshjeve formale. Ndonjëherë është e vështirë të gjesh veshjen ideale për punë në verë. Nxehtësia nga stina e verës na e vështirëson pak zgjedhjen për në ambientin e punës. Në bazë të disa intervistave që janë bërë me ekspertë të karrierës dhe rregullave të mirësjelljes, u evidentuan disa këshilla për veshjen sidomos ne sezonin e verës, si më poshtë:

  1. Qëndroni larg veshjeve të ngushta dhe eskpozuese.
  2. Mos përdorni parfum me erë të fortë.
  3. Shmangni ngjyrat neon dhe rrobat që bien shumë në sy.
  4. Mos vendosni më tepër aksesor seç duhet.
  5. Vish këpucë të ruajtura mirë, të pastra.
  6. Vishni rroba me ngjyra të lehta dhe shmangni ngjyrat shumë të errëta.
  7. Zgjidhni veshje pa mëngë ose të lirshme.
  8. Vishni veshje lino dhe pëlhura të tjera të lehta.
  9. Rrini larg pantallonave ose fundeve të shkurtra.
  10. Kepucë me take max 5 cm dhe pupat jane ide e mirë për femrat.

Fakti që nuk mund të veshim të shkurtra nuk do të thotë që nuk ja jep mundësi të tjera . Për femrat fustanet me perbërje pambuku ose linoje , këmishat me mëngë të shkurtra ose pa mëngë janë një opsion shumë i mirë . Për meshkujt ,këmisha ose pantallona linoje ose dhe bluza pambuku model Polo janë një ide praktike dhe e freskët.