• Të bërit gabim

e në punë • Të komunikosh me konsumatorët ose klientët e vështirë • Të flasësh para një grupi njerëzish • Konflikte me kolegët • Konflikt me menaxherin tuaj • Të tjera/se di/asnjë 29% e të anketuarve pohuan se të bërit një gabim në punë është frika më e madhe që ata kishin, krahasur me 17% e punonjësve që pohuan se frika e tyre më e madhe ishte të komunikuarit me konsumatorët ose klientët e vështirë dhe 16% u shprehën se frika më e madhe për ta ishte të flisnin para një grupi njerëzish. Punonjësit kanë frikë nga dështimi dhe janë të shqetësuar se nëse ata bëjnë një gabim, mund të kthehen mbrapa në karrierën e tyre. Njerëzit marrin statusin e përkatësisë, ndihen krenar në punën e tyre, dhe ushtrojnë presion mbi veten e tyre duke e kryer sa më mirë punën. Punonjësit mund ti shohin gabimet në punë si gabime që rrezikojnë gjithë punën e tyre dhe arritjet profesionale. Por nëse punonjësit kanë frikë të bëjnë gabime, çfarë duhet bërë me krijimtarinë? Duket sikur njerëzit të ndihen të fjetur në rolet që kryejnë? Nëse punonjësit kanë frikë të ndërrmarrin rreziqe, menaxherët do të humbasin fitimet e mundshme. Nëse punonjësit mendojnë se një gabim do të rrezikojë karrierën e tyre, atëherë nuk ka asnjë stimul që t'i nxisë për të qënë kreativ, por nxiten më shumë që të mbajnë një status quo standart.
Ja disa këshilla : • Jepini prioritet përgjegjësive tuaja dhe delegojini te të tjerët kur është e mundur • Kërkoni udhëzime kur përballeni me një projekt sfidues ose me përgjegjësi të reja • Mos kini frikë të caktoni një këshilltar për të dhënë këshilla kur bëhen ndryshime.