Postuar më: October 4, 2010
Sjellja, qëndrimi dhe zhvillimi pozitiv në vendin e punës mund të përcaktojë se sa të suksesshëm jeni në karrierën tuaj. Megjithatë, kjo mund të jetë e vështirë nëse gjërat duhet të shkojnë mirë gjatë gjithë kohës. Gjithkush ka hasur pengesa gjatë karrierës, gjithashtu dhe dështime, por çka i ka mësuar të merren me këto dështime dhe kanë ecur përpara ka qënë pikërisht implementimi i një sjellje të mirë, e jo e një të dështuari. Mos harroni që ju jeni ndërtues i vetë karrierës suaj, dhe përgjegjës për suksesin.
Ja disa këshilla se si të zhvillojmë një sjellje pozitive:
1. Ju mund të tregoni aftësitë tuaja profesionale:
Për aq kohë sa ne kujdesemi për të bërë punën mirë, në mënyrë indirekte kujdesemi dhe për vetveten. Nëse sillemi profesionalisht në ambjentet e punës dhe vlerësojmë anën tonë profesionale, automatikisht vlerësojmë dhe vetveten, sepse kurrsesi nuk do të dëshironim të krijonim situata jo të dëshiruara dhe konflikte, e kjo na çon në një sjellje pozitive e bashkëpunim të mirë. 2. Gjërat nuk janë aq keq sa ju mendoni se janë:
Në disa artikuj shprehet qartë se vetëm 4% e shqetësimeve tona janë vërtet, kurse 4% të tjera janë shqetësime të cilat ne ia humultojmë vetë vetvetes. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, e ne sbëjmë tjetër veçse mendojmë për këtë, atëherë kjo na krijon shqetësime të tjera që nuk janë, ndaj ne duhet vetëm të fokusohemi në energjinë tonë pozitive. 3. Mendoni pozitivisht:
Mendoni pozitiv është një nga kushtet më klishe që ju keni dëgjuar por ndoshta më me vlerë. Kur përballemi me sfidat ne duhet të pyesim se cila është më e keqja që mund të ndodhi? Kujtohuni, kjo e keqe nuk do të ndodhi për aq kohë sa ju nuk e listoni si të mundshme dhe punoni fort që të ecni përpara e të jepni më të mirën në aspektin profesional e të parandaloni pasojat e parashikuara.
Besoni, ju mund t’ia dilni!