Psikologjia e punës

Si te kuptoni kur duhet te hiqni dore nga puna juaj?

Psikologjia e punës
Nëse jeni si shumica e njerëzve, ju harxhoni pjesën më të madhe të kohës suaj të çmueshme në punë më shumë se kudo tjetër. Është e rëndësishme që ju të shpenzoni kohën tuaj në kompaninë e duhur, duke ndjekur mundësitë e duhura. Menaxhimi i keq  nuk varet nga paga apo pozicioni i punës. Sa më e kërkuar të jetë puna juaj dhe sa më pak kontroll të keni në atë që bëni, aq më shumë jeni i prirur të vuani. Një studim nga American Psychological Association arriti në përfundimin që njerëzit puna e të cilëve takon këto dy kritere, janë më të predispozuar të përjetojnë lodhje, gjumë të pakët, ankth dhe depresion. Zgjedhja e lënies së një pune mund të jetë një vendim i vështirë. Duhet të dini që po bëni zgjedhjen e duhur. Lajmi i mirë është që ekzisojnë disa shenja të qarta që - nëse keni eksperiencë të mjaftueshme - ju tregojnë që është koha të bëni dicka.
  • Kompania ështën duke falimentuar. Një studim i kohëve të fundit ka treguar që 71% e bizneseve të vogla mbyllen dhjetë vite pasi kanë operuar në treg. Nëse jeni i shqetësuar për shëndetitn e kompanisë tuaj, ka mundësi të keni të drejtë. Shikoni për gjurmë që tregojnë se biznesi juaj është në rrezik, si për shembull, nevoja për aprovim nga menaxhimi për të bërë më pak shpenzime,  rritja e numrit të mbledhjeve, ose një rritje në numrin e largimeve nga ana e menaxhimit të lartë. Nëse dyshoni që biznesi juaj është në telashe, është koha për të ikur. Nëse prisni derisa kompania të mbyllet, do të jeni në konkurrencë tregu kundër ish bashkëpunëtorëve tuaj.
  • Nuk gjeni hapësirë për të ecur përpara. Është  e lehtë të ngecësh në një punë, dhe nëse e doni punën që bëni, ngecja në të mund të mos ju bëjë përshtypje. Gjithsesi, është e rëndësishme të kujoni që cdo punë duhet të nxjerrë në pah aftësitë tuaja, dhe të shtojë vlerat tuaja si punonjës. Nëse nuk jeni duke mësuar dicka të re dhe jeni duke bërë vazhdimisht të njëjtën gjë, ndërkohë që njerëzit rreth jush janë duke u ngritur në detyrë dhe duke i bërë gjërat shkëlqyeshëm, atëhere është koha të largoheni diku tjetër.
  • Jeni jashtë fokusit. Jeni ndjerë ndonjëherë sikur jeni personi i fundit që merrni vesh për cdo gjë që ndodh në punë? Nëse jeni i lënë jashtë mbledhjeve, takoheni rrallë me menaxherët e lartë, dhe nuk keni dëgjuar asnjëherë për projektin e madh për të cilin cdo punonjës është i entuziasmuar, ka mundësi që shefat t’ju shohin ju thjesht si një njeri që zë një hapësirë në tavolinë, në vend që t’ju shohin si kontribues të vlefshëm. Ky mund të jetë një lajm i keq për karrierën tuaj dhe është tregues që ka ardhur koha që të largoheni.
  • Keni më shumë njohuri se shefi juaj. Është acaruese të punosh për dikë që besoni se është më pak i aftë apo ka më pak njohuri se ju, megjithatë e vërteta mund të jëtë më tepër se aq. Nëse nuk i besoni drejtimit të kompanisë për të marrë vendimet e duhura, do të përjetoni një gjëndje ankthi të qëndrueshme. Dhen nëse keni të drejtë që shefi juaj nuk ia ka idenë asaj që po bën, mund ta gjeni veten pa punë  kur kompania të jëtë duke pësuar rënie.
  • Ju keni një shef të keq që nuk po ju hiqet qafe. Shefat vijnë dhe ikin,  dhe lidhet me shprehjen që thotë që është më mirë ta presësh një shef të keq me këmbët e para.  Nëse këni një shef të keq që pëlqehet nga menaxhimi i lartë, mund të jetë koha për të ikur. Përvec kësaj, për t’jua bërë  jetën akoma më të mjerueshme, një menaxher me dy fytyra që pëlqehet nga lart, mund t’jua bëjë karrierën më të pamundur duke marrë meritat e punës tuaj, duke folur keq për ju te të tjerët dhe duke ju fajësuar ju për cdo gje që shkon keq.
  • Ju tmerron fakti të shkoni në punë. Të gjithë e kemi problem ditën e hënë, por nëse puna që bëni ju mbush me frikë, ndoshka ka ardhur koha që të largoheni. Mos i thoni vetes vazhdimisht që do të keni një javë të keqe kur ajo që keni është një punë që nuk ju përshtatet.
  • Keni humbur pasionin tuaj. Edhe nëse e doni kompaninë, shefin, dhe bashkëpunëtorët tuaj, nuk ia vlen përpjekja nëse urreni punën tuaj. Pasioni është një përbërës i rëndësishëm për të patur sukses. Nëse ju mungon entuziazmi apo jeni indiferent me punën që bëni, ka ardhur koha të bëni një rivlerësim të karrierës suaj.
  • Kur bëni shumë orë punë ose jeni i stresuar kur shkoni në shtëpi, është koha të largoheni pasi puna po ndikon në jetën tuaj personale.
Për ta përmbledhur Nëse vendosni të largoheni, treguhoni i zgjuar. Mos shfryni të gjitha arsyet e largimit tuaj. Kjo nuk ju ndihmon aspak dhe mund t’ju dëmtojë më vonë. Në vend të kësaj, shpjegoni që po largoheni për të ndjekur një mundësi tjetër, dhe këtë bëjeni me mirësjellje.                                                                                                                              Dr. Travis Bradberry