Psikologjia e punës

A jeni ju një person toksik në punën tuaj?

Psikologjia e punës Punëdhënës

3 Shenja që tregojnë se jeni një person toksik në vendin tuaj të punës. Ja si ta menaxhoni:

 

Pothuajse çdo vend pune ka të paktën një punonjës toksik. Ai ndikon gjithmonë të largojë të tjerët nga vendi i punës dhe nga skuadra. Por, si do të ndiheshit nëse dikush ju thotë se ai person jeni ju? 

 

Më poshtë ju listojmë disa nga tiparet e zakonshme që kanë punonjës të tillë.

 

  • Bëni gjithçka për veten tuaj.

 

Ndoshta po kaloni një periudhë të keqe në jetën tuaj, keni mësuar për sëmundjen e ndonjë anëtari të familjes, apo keni pasiguri në talentin tuaj. Më e mira që mund të bëni është të dëgjoni më shumë e të flisni më pak. Nëse doni të bisedoni, mund të bëni pyetje. Përndryshe, praktikoni aftësitë tuaja të dëgjimit dhe jepini dikujt tjetër mundësinë të jetë në qendër të vëmendjes.

 

  • Ju thoni dhe bëni gjëra "pasiv-agresive".

 

Agresiviteti pasiv është një shembull klasik i sjelljes toksike në punë. Ju kaloni më shumë kohë në vendin e punës sesa kudo tjetër, përveç shtëpisë. Hapi i parë është të mësoni më shumë rreth këtij fakti. Agresiviteti pasiv mund të vijë si një mekanizëm përballues ose mbrojtës. Punonjësit toksikë, priren ta bëjnë këtë kur ndihen të kërcënuar, xhelozë ose të pasigurt. Nëse jeni ju, në vend të agresionit ndaj bashkëpunëtorëve, shkarkoji këto energji në një mënyrë më produktive. Për shembull, stërvitja fizike mund të nxjerrë zemërimin dhe ndjenjat e tjera negative. Angazhohuni më shumë në aktivitete fizike gjatë ditës, para se të punoni ose gjatë një pushimi dreke.

 

  • Jeni xheloz për suksesin e të tjerëve.

 

Xhelozia është një tipar i zakonshëm që mund të kthehet në sjellje toksike në punë. Kjo mund të ndodhë veçanërisht nëse jeni një prej punonjësve më brilantë dhe një bashkëpunëtor fillon të tërheqë vëmendjen. Për më shumë lexoni këtu >> businessmag.al <<

 

Burimi >> 3 Shenja që tregojnë se jeni personi toksik në vendin tuaj të punës. Ja si ta menaxhoni (businessmag.al)