
Për të gjetur punë shpesh herë nuk mjafton një CV e mirë apo një përgatitje profesionale, por duhet dhe një aparencë e mirë. Ky është një studim që kanë nxjerrë disa psikologë por sa i pranueshëm është ky studim për ne? Dhe sa e vërtët është kjo? Në fakt po të bëjmë një retrospektivë që nga Helena e Trojës e Kleopatra në antikitet e deri tek Merilyn Monroe e Carla Bruni në ditët tona, bukuria femërore është një pushtet i padiskutueshëm. Nuk është aspak rastësi që historia ka përzgjedhur si figurat më përfaqësuese të universit femëror ato gra të cilat kanë ditur si ta kurojnë bukurinë e tyre dhe ta kthejnë atë në një instrument pushteti (në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale, duke filluar që nga pushteti seksual e dere tek ai ekonomik dhe politik, moral dhe religjioz). Pra bukuria dhe sot ruan ende një pushtet absolut, një pushtet që padiskutim lëshon rrënjë edhe në gjetjen e një punë. Dhe këtu shtrohet pyetja për secilin nga ne: Nëse ju do të ishit shef dhe përpara jush do vin dy punonjëse shumë të mira pofesionalisht, po njëra do ishte më e bukur se tjetra , atëherë kë do të pranonit në punë? Sigurisht në këtë rast ka vend për shumë diskutim , pasi padyshim praktika tregon që vendin e punës do ta fitonte ajo që do kishte cilësitë më të larta të aparencës. Por edhe pse kjo është e vërtëtë në fund të fundit askush sduhet të ndihet inferior për pamjen e tij të jashtme apo për të gjetur një vend pune pasi aftësitë profesionale përbëjnë prioritet absolut dhe nëse nuk ekzistojnë , atëhërë cilësi të tilla si aparenca dhe shumë të tjera sdo kishin asnjë lloj vlere.