Psikologjia e punës

A e dini se kur duhet të largoheni nga puna??

Psikologjia e punës Këshillimi i karrierës
1.     Jeni në atë punë vetëm për para Ne të gjithë kemi fatura për të paguar dhe përgjegjësi për të përmbushur, por në qoftë se  kjo është e vetmja gjë që ju motivon për të shkuar  në punë, ju duhet të kërkoni në  mënyrë aktive  diçka që ju të ndiheni të plotësuar . 2.     Nuk ndiheni të kënaqur në punë Kur ju e gjeni veten duke bërë punë gjatë gjithë ditës dhe kjo e bën ditën tuaj  të pakëndshme  apo të mërzitshme, ju ndoshta duhet të provoni diçka tjetër.Mënyra për të arritur suksesin  është që të shkëlqesh  në diçka, dhe duke mbajtur  një qëndrim pozitiv. Të dyja situatat janë të pamundura, kur ju e urreni atë që jeni duke bërë. 3.     Ju tmerron ideja për të shkuar në punë Kur puna bëhet e pakënaqshme dhe ju tremb ideja për të shkuar në punë, atëherë jeni në një punë të gabuar. Duke i vënë në një peshore, do të thotë se ju nuk po e shijoni kohën tuaj mjaftueshëm për shkak të kthimit në punë. Kjo mund tju çojë në depresion, abuzim me substancat dhe  stres duke sjellë pasoja të tjera shëndetësore. Kështu që më mirë të jemi të shëndetshëm dhe të shkojmë në një vend tjetër ku mund të ndihemi mirë. 4.     Kur nuk keni mbështetjen e ekipit Kjo mund të ndodh në rastet kur dikush sipër jush  është në kërkim për t`ju zëvendesuar  ose kur ju nuk jeni përshtatur me ekipin dhe ata kanë formuar një grup duke ju përjashtuar juve.  Sido që të jetë, është koha për të kërkuar  diçka tjetër. 5.     Pjesa tjetër e jetës suaj nuk është aq e frytshme (për shkak të punës) Nëse nuk ndiheni mirë në punë, por  fitoni  mjaftueshëm para për të bërë stilin e jetës që ju doni të bëni si dhe siguroni një balancë punë/jetë, atëherë ja vlen të qëndroni. Megjithatë, nëse nuk e pëlqeni punën që bëni, nuk paguheni mjaftueshëm për të bërë stilin e jetës që gjithmonë këni dëshiruar  dhe  nuk e ndieni balancën punë/jetë,  me siguri puna juaj është e gabuar. 6.     Nuk ka rritje të potencialit  apo nxënie të mëtejshme në punën aktuale Kur pozicioni në të cilin ndodheni  nuk  ka çfarë ju ofron, ju me siguri jeni në vendin e gabuar. Problemi me punët që nuk kanë çfarë të ofrojnë është se edhe pse ajo ju duket e sigurtë  mund të ndryshojë. Paga e vërtetë që ne fitojmë nga çdo punë  janë përvoja që kemi fituar, shkathësitë dhe lidhjet apo kontaktet me personat e tjerë. Këto janë gjërat mbi të cilat mbështetet karriera. Të bërit karrierë përfshin shumë vende pune: ndonjëherë punë të drejta dhe ndonjëherë të gabuara.