Ju ka ndodhur ndonjëherë të mos arrini të menaxhoni kohën dhe nuk keni arritur të perfundoni punën nga presioni i shefit tuaj? Nëse dëshironi të lini punën në orarin e duhur dhe të arrini të menaxhoni axhendën tuaj, duhet të"ndaloni" eprorët t’ju thonë shprehjet e mëposhtme:
1) “Duhet të përfundosh këtë punë në fund të ditës” Pyesni kolegët në zyrën tuaj se çfarë do të thotë "fundi i ditës" për ta. A kanë të njëjtën përgjigje? Unë e bëra këtë me kolegët e mi dhe mora tri përgjigjet e mëposhtme:
- 5 PM (një orë para se të largohesh nga puna)
- 6 PM (kur ju me të vërtetë largoheni nga puna)
- 12 AM (kur dita përfundon fizikisht)
Çështja është, kur dikush ju thotë që të bëni diçka për ta deri në fund të ditës, kjo mund të nënkuptojë diçka.
2) “A mund ta bësh këtë për mua sa më shpejt të jetë e mundur?” Vetë shprehja,
“sa më shpejt të jetë e mundur”, mund të marrë kuptime te ndryshme nga njerëz të ndryshëm. Kjo nënkupton urgjencën, e megjithatë, shpesh përdoret kur diçka në të vërtetë nuk është aq e ngutshme. Nëse nuk është diçka urgjente, bëjeni të ditur për shefin tuaj.
3) “Kjo do t’ju marrë thjesht 2 sekonda punë” A jeni përballur me shprehjen:“nuk ju merr më shumë se 2 sekonda punë”. Megjithatë, edhe një teshtimë zgjat më shumë se kaq. Shefi juaj bën mirë ta dijë këtë.
4) “Po vij për 5 minuta” Mundësitë janë që shefi nuk do të vijë për 5 minuta. Kuptoni se ku ndodhet ai dhe nëse ia vlen që ta prisni. Ju mund t’i thoni: "Do të dëshironim që ky takim të përfundojë deri në orën 16:00. A mund të fillojmë dhe ju të na bashkoheni më vonë? Keto jane vetem 4 shembuj por jemi te sigurte qe ka edhe me shume. Cilat jane shprehjet me tipike te shefit tuaj?
Burimi: www.themuse.com