
Të rrini ulur në një tavolinë gjithë ditën mund të ketë pasoja në shpinë, qafë dhe supe. Për fat të mirë, ka disa ushtrime të thjeshta që mund të ndihmojnë reduktimin e stresit në ato zona të trupit për ta bërë ditën tuaj më pak stresuese dhe shumë më të rehatshme.
Gjëra për të mbajtur mend para se të filloni: • Mbajeni çdo shtendosje për 30 sekonda dhe lirohuni ngadalë. • Mos harroni të merrni frymë gjatë këtyre ushtrimeve. • Caktoni një kohë gjatë ditës tuaj kur ju do i bëni këto ushtrime. Rutina është çelësi! Gjashtë ushtrime dhe shtendosje (duhet t’ju marrin vetëm 3 minuta kohë në total!)
1. Shtendosja absolute e shpinës Mblidhini krahët rreth vetes sikur të jeni duke i dhënë vetes një përqafim. Shtrëngojini dhe pastaj lirojini. Ndërkohë që merrni dhe e nxirni frymën në mënyrë të qëndrueshme, vazhdoni për 30 sekonda, dhe lirojeni.
2. Shtendosje këmbësh duke qëndruar ulur Ndërkohë që jeni ulur në karrigen tuaj, ngrijini këmbët drejt përpara jush me gishtërinjtë të ngritura. Përkulini gishtërinjtë tuaj prapa disa herë dhe pastaj ulini këmbët në tokë. Bëjeni këtë dy herë. Kjo do të lirojë tensionin në këmbët dhe vithet tuaja. Kjo gjithashtu e bën gjakun tuaj të qarkullojë si duhet.
3. Supet lart, supet poshtë Ngrijini shpatullat tuaja lart drejt veshëve. Mbajini në atë pozicion për 10 sekonda dhe pastaj lejojini shpatullat të bien përsëri në pozicionin e tyre. Bëjeni këtë veprim 3 herë. Kjo do të ndihmojë lirimin e stresit në shpatullat tuaja dhe zonën e qafës.
4. Kthehu dhe bërtit! Të ulur në karrigen tuaj, merrni frymë dhe ndërkohë që nxirrni frymarrjen jashtë kthejeni pjesën e sipërme të trupin tuaj drejt anës së majtë. Përdorni dorën tuaj të djathtë që të arrini të kapni anën e majtë të karriges tuaj. Bëni një frymëmarrje të thellë dhe pastaj mbajeni atë për 30 sekonda. Më pas bëni të njëjtën gjë, por në anën e kundërt dhe anasjelltas.
5. Mjekra lart, mjekra poshtë Siç jeni në këmbë, vendosini të dy duart pas shpinës tuaj me shuplakat tuaja përballë trupit, duke i mbajtur mbi njëri-tjetrin. (Mbajini duart bashkë pas shpinës tuaj). Merrni frymë dhe kur e nxirrni frymëmarrjen, shtrini duart tuaja në drejtim për lart. Kur duart tuaja të jenë aq lartë sa është e mundur, shikoni lart me mjekrën tuaj drejt tavanit. Mbajeni këtë pozicion për një moment dhe pastaj shikoni poshtë dyshemenë, mbajeni për 30 sekonda dhe lirojeni. Bëjeni këtë dy herë.
6. Çohuni drejt, uluni poshtë Bëjeni këtë në mënyrë të përsëritur për 30 sekonda duke mbajtur duart tuaja ngjitur me trupin. Mos i përdorni duart që t'ju ndihmojnë të levizni lart dhe poshtë.
Disa këshilla të tjera për të liruar dhimbjen e shpinës dhe të trupit në zyrë… • Zëvendësoni karrigen me një top ushtrimesh • Shkruani më pak email-e duke u çuar në këmbë dhe duke iu përgjigjur kolegëve në mënyrë të drejtpërdrejtë në vend që t’i ktheni përgjigje me e-mail. • Ecni për të shkuar për drekë. Përpiquni të shmangni drekën në zyrë. Nëse zyra është mundësia juaj e vetme për të ngrenë drekë, hani në këmbë.
Çfarë mund të bëni në shtëpi për të relaksuar muskujt pas një dite të gjatë në punë… • Dush shumë të nxehtë. Terapia që një dush i nxehtë i bën trupit tuaj është mahnitëse. Merrni kohën e nevojshme për të marrë frymë thellë ndërkohë që jeni në dush pasi kjo do relaksojë dhe heqë tensionin e të gjithë trupit. • Pini çaj. Çaji i kamomilit njihet si një relaksues i muskujve. • Shmangni uljen para një kompjuteri. Edhe pse kjo duket mëse e pritshme, do suprizoheshit nëse do dinit se sa njerëz ulen përpara kompjuterit për të kaluar kohën në internet dhe në Facebook kur shkojnë në shtëpi pas pune. Nëse këto janë gjerat që ju relaksojnë, krijoni një atmosferë të rehatshme ose nëse është e mundur përdorni një laptop. Mbani mend se këto gjëra të vogla bëjnë ndryshimin në mënyrën se si do të ndiheni gjatë gjithë ditës. Bëjini vetes një favor, dhe shpenzoni 3 minuta kohë çdo ditë për të ndjerë avantazhet dhe duke shijuar rezultatet!