Postuar më: October 6, 2010
Youth Exchange and Study (YES) është një program i themeluar në tetor të vitit 2002, i sponsorizuar nga ECA, për të siguruar bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme (15-17 vjeç), për të kaluar deri në një vit akademik në Shtetet e Bashkuara. Thelbi i programit është zhvillimi i komunikimit ndërmjet njerëzve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendeve partnere, me qëllim ngritjen e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjelltë. Nxënësit jetojnë në një familje pritëse, ndjekin një shkollë të mesme, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane, sigurojnë aftësi drejtimi dhe ndihmojnë në edukimin e amerikanëve mbi vendin dhe kulturën e tyre.
Nëse keni lindur midis datave 1 Janar 1994 - 15 Korrik 1996 dhe keni nje ecuri të mirë në shkollë mund të paraqiteni në qendrat e testimit për aplikim:
1. në 12 Tetor, Universiteti " Kristal ", ish Hotel Turizmi, Fier 2. në 14 Tetor, Universiteti " Marin Barleti", Rr, " Sami Frashëri", nr. 41, Tiranë
Duhet të jeni të pajisur me :
- një fotografi 3 x 4 cm - një mjet identifikimi (pasaportë, çertifikatë lindje, kartë identiteti) - një stilolapsPër më tepër informacion lexoni: Broshurën ose mund të klikoni në linkun: http://www.ac-see.org/programs/yes-alb.htm