Publikime dhe njoftime

Trajnimi “Hyrje në Burime Njerëzore të aplikuara”

Publikime dhe njoftime
DSC00518Duapune, DM-Consulting, në vijim të kryerjes me sukses të trajnimeve mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Aplikuara, do të organizojë Trajnimin “Hyrje në Burime Njerëzore të aplikuara”, praktikat e proceseve të punës, me template… organizim i plotë i punës së një specialisti HR. Në trajnim mund të marrin pjesë: -       specialistë të Burimeve Njerëzore, -       specialistë të njësive të veçanta të BNJ, -       menaxhere të zyrave që mbulojnë pjesërisht detyra BNJ nga kompani në sektor të ndryshëm. Temat që do të trajtohen janë si më poshtë: • Roli dhe Rëndësia e Burimeve Njerëzore • Praktikat e Burimeve Njerëzore • Planifikimi i Burimeve Njerëzore (Objektivat) • Rekrutimi / Punësimi i punonjësve të rinj • Administrimi (Dosjet, Lejet, Kontratat, Pushimet) • Trajnimi dhe Zhvillimi i punonjësve • Menaxhimi i Sistemit të Performancës • Kompensimi / Sistemi i pagave dhe benefitet • Politikat dhe procedurat e BNJ BIO e Trajnuesit Eksperte ne BNJ në organizata e misione të ndryshme ndërkombëtare. Që prej 9 vjetësh është përqëndruar në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke fituar përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare duke punuar si me biznese vendase, ndërkombëtare dhe me NGO. Prej gati disa vitesh si Menaxhere e Burimeve Njerëzore për nje nga kompanite prodhuese me te medhaja ne Shqipëri si dhe trajnuese ne BNJ  ne projekte te EU per SME-te. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje. Ky modul do të ndiqet dhe nga 4 modulet e tjera përkatësisht: 1. Rekrutimi dhe Intervistimi, 2. Trajnimi dhe Zhvillimi, 3. Performanca, 4. Kompensimi dhe Benefitet Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë ju lutem na kontaktoni në adresën e-mailit: [email protected] duke na dërguar një email “Konfirmim pjesëmarrjeje” si dhe në numrat e tel. 069 20 31 581/2. Pagesa do të kryhet pranë zyrave tona DM Consulting Services duke nisur nga data 20 tetor deri në datën 14 nentor 2016 (orari zyrtar 09-18.00) Rr. “Luigj Gurakuqi”, Pll. 4, shk.1, ap.7, perpalle Neptun tek Pazari i Ri, Tirane Kohëzgjatja: 8 orë (10.00 – 18.00) Çmimi 9000 Lekë (TVSH e pa përfshirë) Data e Trajnimit 19 Nentor 2016 Dita: E shtunë Vendodhja: Salla e Trajnimit “Hotel de Paris” ne Bllok, Tirane