
Në vazhdim të Paketës së Trajnimeve të Burimeve Njerëzore të Aplikuara, në 22 Nëntor 2014 u organizua trajnimi “Performanca dhe Kompensimi” nën kujdesin e Qendrës për Biznes Teknologji dhe Drejtim në bashkëpunim me DM Consulting Services. Pjesëmarrësit në trajnim ishin menaxherë ose përfaqesues nga Departamentet e Burimeve Njerëzore të kompanive si Credins Bank, Deka, NOA, Gotech, Lesna shpk, Pharm One, Vigand shpk, Antea Cement, World Vision Albania, Lotaria Kombëtare etj. Në trajnim u prezantuan dhe u trajtuan informacione teorike dhe praktike mbi burimet njerëzore, rolin e procesit të menaxhimit të Performancës dhe Kompensimit, duke përdorur praktikat më të mira për një menaxhim sa më të mirë të këtyre aktiviteteve.