Postuar më: September 11, 2020
YES (Kennedy Lugar-Youth Exchange and Study) është një program pa pagesë që ofron bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme nga Shqipëria për të studiuar për një vit shkollor (2021-2022) në një shkollë të mesme amerikane, në Shtetet e Bashkuara, duke jetuar me familje amerikane.
Fokusi i programit është zhvillimi i komunikimit ndërmjet qytetarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendeve partnere, me qëllim rritjen e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Nxënësit jetojnë në një familje pritëse, ndjekin një shkollë të mesme, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane, zhvillojnë aftësi drejtimi dhe kontribuojnë që qytetarët amerikanë të mësojnë mbi vendin dhe kulturën e tyre Shqipërinë.
Ky program mbështetet financiarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Për më shumë detaje rreth aplikimit shkarkoni dokumentin.