Postuar më: January 16, 2024
Dita Ndërkombëtare e Mentorimit, e festuar më 17 janar, shpreh vlerësimin për ndikimin e thellë të mentorimit në zhvillimin personal dhe profesional. Kjo nismë globale thekson rolin e rëndësishëm të mentorëve në drejtimin, mbështetjen dhe fuqizimin e individëve për të arritur potencialin e tyre të plotë. Në këtë ditë, njerëzit në të gjithë botën vlerësojnë rëndësinë e mentorimit dhe kontributin e tij pozitiv në formimin e së ardhmes.
Sot, ne dëshirojmë të kujtojmë dhe të nderojmë themeluesin e duapune.com Dritan Mezinin i cili u nda nga jeta para disa ditesh.
Ai ishte nje mentor i shkëlqyer dhe figurë e rëndësishme për stafin, familjen, dhe komunitetin e tij. Ai, një lider sportiv, sipërmarrës, dhe drejtor ekzekutiv, solli ekspertizën e tij në fushën e transformimit dixhital dhe menaxhimit të projekteve. Me një përvojë mbi 25 vjet dhe dy diploma Master, Dritani u angazhua në shoqatat profesionale dhe biznesit, duke lënë një ndikim të thellë në fushën e teknologjisë së informacionit. Gjithashtu, kontributi i tij në fushat e sportit, startupeve, inovacionit dhe diasporës e bën atë një figurë të shquar në shoqëri. Dritani, me pasionin, dedikimin dhe punën e tij, ka lënë një trashëgimi të rëndësishme, duke mbetur një burim inspirate për të gjithë ata që kanë pasuar rrugën e mentorimit dhe sipërmarrjes. Gjurmët e tij pozitive do të vazhdojnë të ndihmojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe individëve duke i motivuar dhe orientuar për një të ardhme të suksesshme.