Postuar më: May 19, 2016
Duapune.com morri pjesë me stendën e saj në Panairin e Punës dhe Karrierës pranë Universitetit Europian të Tiranës më 17 maj 2016. Në stendën e duapune.com shumë studentë u intervistuan dhe u këshilluan për mënyrën e kërkimit të punës dhe hapat që duhen ndjekur në kërkim të saj duke vizituar portalin online www.duapune.com Në aktivitet morrën pjesë shumë kompani dhe sipërmarrje private të fushave të ndryshme të biznesit. Panairi ishte i hapur duke i dhënë mundësi studentëve të këtij Universitëti të zgjidhnin punëdhënësit dhe të intervistoheshin prej tyre.