Postuar më: June 29, 2023
Pjesë e ndryshimeve të Ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, është edhe tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi. Këto ndryshime fillojnë të aplikohet për periudhën Qershor 2023 dhe në vazhdim. Ato janë pjesë e ndryshimeve të tjera të mënyrës së taksimit të individëve dhe ndryshimeve të pagës minimale.
Në thelb skema vijon të mbetet e njëjtë; taksim progresiv, i ndarë në disa nivele (0 – 50,000 Lekë; 50,000 – 60,000 Lekë dhe mbi 60,000 Lekë). Skema e re dhe krahasimet me skemën e vjetër, prezantohen në vazhdim.
Ndryshimi i parë është pragu i tatueshëm i pagës nga 40,000 Lekë që ishte në parë në 60,000 Lekë. Kjo do të thotë që për paga më të ulëta se 60,000 Lekë në muaj niveli i tatimit mbi të ardhurat nga punësimi do të jetë zero.
Ndryshimet prekin nivelin e pagës së pa-tatueshme dhe deri 60,000 Lekë/muaj. Pjesa tjetër e pagave, mbi nivelin 60,000 Lekë/muaj nuk do të ketë asnjë efekt në llogaritjen e tatimit.