
Klikoni
Lista e aplikantëve të përzgjedhur. Përshëndetje, Urime për kalimin me sukses të fazës së intervistës. Ju jeni përzgjedhur për të ndjekur kursin e gjuhës gjermane dhe trajnimin specialistik për infermieri pranë “InterPersonnel Albania”, të cilat zgjasin nga 12 deri në 18 muaj. Per cdo informacion na kontaktoni ne nr cel
068 36 52 860 ose ne emailin:
[email protected] Për proçedurat e mëtejshme, ju duhet të jeni të pajisur me dokumentet
ORIGJINALE të mëposhtme:
DOKUMENTE TË DETYRUESHME: - Diplomë universitare (Bachelor / Master);
- Lista përkatëse e notave (Bachelor / Master);
- Liçensa e urdhërit të infermierit;
- Vërtetim gjykate / prokurorie;
- Vërtetim (dokument) mjeko - ligjor nga poliklinika qëndrore e vendbanimit tuaj (për sëmundjet ngjitëse dhe vaksinimet e kryera);
- Dëshmi penaliteti (mjafton kuponi i aplikimit, i cili merret në postë).
DOKUMENTE FAKULTATIVE: - Çdo vërtetim për praktikat dhe trajnimet profesionale të kryera nga ana juaj.
- Çertifikata pjesëmarrjesh në konferenca, simpoziume;
- Çertifikatat për mbrojtjen e gjuhëve të huaja;
- Vërtetim / Librezë pune (për personat që e disponojnë);
Të gjitha dokumentet e listuara, si ato të detyrueshme dhe ato fakultative duhet të jenë ORIGJINALE. Mungesa e dokumenteve ORIGJINALE TË DETYRUESHME përbën shkak për skualifikim dhe mospranim për të ndjekur kursin e gjuhës gjermane dhe trajnimin specialistik për infermieri. Në rastet kur nuk jeni pajisur ende me diplomë universitare, mjafton vërtetimi i Fakultetit, i cili vërteton përfundimin e diplomimit. Suksese të mëtejshme.