
Më 21 prill 2016 Universitetit Amerikan i Kosovës (A.U.K.) organizoi Panairin e Punës 2016. Duapune.com ishte e pranishme në panair duke prezantuar tek studentët të gjitha mundësitë për punësim online në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, rajon dhe me gjerë. Në këtë mënyrë studentët do të kenë mundësi të informohen për më shumë oferta për punë në një hapsirë tashmë rajonale, duke rritur kështu shanset e tyre për punësim. Në panair gjithashtu morrën pjesë kompani të sektorit privat kryesisht institucine financiare, shërbimesh edhe prodhimi. Kompanitë pjesëmarëse paraqitën dhe promovuan, mundësit e tyre të punësimit dhe praktika sezonale tek studentët e AUK.