Postuar më: November 24, 2020
Një program i ngjeshur prej 25 orësh me sesione debatuese, fjalime inspiruese, biseda të përqëndruara, panair virtual, hapësirë rrjetëzimi dhe interaktivitet mes folësve dhe pjesëmarrësve, konferenca virtuale “Diaspora Flet 20 20” mbylli punimet e saj më 21 nëntor 2020. Me një rrëfim jetësor dhe motivues, ylli botëror Rita Ora në një bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmbyllën 3 ditët intensive të kësaj konference.
Profesionistë e ekspertë nga fusha e investimeve, artit, kulturës, shëndetësisë dhe edukimit në ditën e fundit të konferencës Diaspora Flet 20|20 reflektuan dhe ofruan rekomandime rreth organizimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta me vendet amë.Për më shumë vijoni leximin këtu >> BusinessMag