Publikime dhe njoftime

BURSA STUDIMI PËR DEGËN E INFERMIERISË NË HOLANDË

Publikime dhe njoftime

Partisan Mercenaries Kosova hap konkursin për studime dhe punësim në Holandë për drejtimin e Infermierisë.

Më poshtë e gjeni atë se çfarë ofrojmë ne dhe çfarë kërkohet nga ju.

Çfarë ofrojmë ne?

• Një bursë €950 dhe pagë €750-800, ku përfshihen dy ditë shkollë, dy ditë praktikë dhe dy ditë punë. (€1750 total)

• Një diplomë internacionale në një ndër shtetet më të zhvilluara në shëndetësi.

• Një eksperiencë të paharruar dhe një mundësi për tu zhvilluar profesionalisht. 

• Ne i mbulojmë të gjitha shpenzimet, si kursin e gjuhës Holandeze, rregullimin e dokumentave e deri te vendosja në Holandë.

Çfarë kërkojmë nga ju?

• Diplomë bachelor të infermierisë, apo diplomë të shkollës së mesme të infermierisë të kryer në Kosovë apo në Shqipëri.

• Mosha mbi 18 vjeç.

• Duhet të jeni të motivuar të kryeni kursin e gjuhës Holandeze në nivelin B1(Kursin e ofrojmë ne dhe zgjatë 5-6 muaj, i cili do të mbahet online, dhe do fillojë më datë 16.01.2023)

• Një CV dhe një letër motivimi (mundësisht në gjuhën Angleze).

• E dëshirueshme është njohja e gjuhës Angleze apo Gjermane.

APLIKO TANI duke mbushur këtë aplikacion online:

https://forms.gle/B81RT6jMamnuNQq39

Për më shumë informata rreth programit dhe aplikimit na kontaktoni përmes Facebook, e-mail apo numrit të telefonit.

Facebook: https://www.facebook.com/PartisanMercenariesKosova 

Nr telefoni: +383 46 182 418 

Email[email protected]