
Sigurisht që të qenit menaxher ka të ardhura të mëdha financiare por ka dhe sakrifica gjithashtu. Më shumë përgjegjësi dhe punë, madje më shumë dhimbje koke të cilat nuk mund t'i përballojë kushdo. Ndoshta ju doni më shumë përgjegjësi ose doni të tregoni se mund t'i bëni gjërat më mirë. Ju ndoshta thjesht doni që të udhëhiqni dhe të drejtoni njerëz. Përpara se të pranoni me veten tuaj se doni të bëheni menaxher ju duhet të dini disa aspekte të menaxhimit të cilat nuk janë dhe aq të pëlqyeshme. Për shembull të merrni veprime disiplinore kundër dikujt që nuk është duke i bërë gjërat siç duhet ose duhet t'i thoni dikujt se është bërë i tepërt. Herë pas here duhet të merrni përgjegjësi personale në raste dështimi brenda departamentit. Me pak fjalë të qenit menaxher nuk do të thotë thjesht të ulesh në një zyrë dhe të japësh urdhra.
Përgatitja për t’u bërë një menaxher Thjesht dëshira për t’u bërë një menaxher nuk është mjaftueshëm, ju duhet të keni aftësi menaxheriale dhe duhet t'i tregoni ato. Pjesë e të bërit menaxher është dhe krijimi i lidhjeve të duhura me njerëz të cilët do ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja. Gjithashtu mënyra se si ju aplikoni për pozitat manaxheriale si dhe si silleni gjatë çdo interviste, do jenë pjesë e rrugës tuaj menaxheriale. Disa nga fushat ku ju mund t`ju duhet të zhvilloheni janë: Komunikimi, Besimi dhe Lidershipi.
Gjetja e pozicioneve menaxheriale Mbajini sytë hapur për pozicionet manaxheriale që ju tërheqin, mblidhni sa më shumë informacion për to dhe nëse ndiheni i sigurtë, vazhdoni dhe aplikoni. Aplikimi sigurisht duhet të përfshijë një letër motivimi profesionale dhe një CV të përditësuar. Mos harroni të mbani sa më shumë kontakte sepse do ju ndihmojnë në pozicionin tuaj si menaxher.