Google është i famshëm për të inkurajuar inovacionin duke i dhënë mundësi dhe leje inxhinierëve të tij të kalojnë nje ditë në javë duke u marrë me projekte që nuk lidhen me punët e tyre. Ndërkohë drejtuesit e kompanisë janë të shqetësuar që kompania po i lë idetë më të mira të ikin kot. Si rrjedhojë, Google po krijon procesin e parë formal për të shqyrtuar këto projekte "jo të zakonshme", duke shpresuar identifikimin e ideve më të mira në kohë dhe përkushtimin e burimeve për të ndihmuar lulëzimin e tyre. Kompania ,gjithashtu, po punon në problemet e mbajtjes së punonjësve, të kujdesshëm që këto ide të mira të mos i cojnë ata drejt krijimit të kompanive të tyre individuale. (marrë nga Harvard Business Review (HBR), Qershor 2009)