Lojëra argëtuese dhe humor

Origjina e datës 1 Prill.

Lojëra argëtuese dhe humor

Data 1 prill njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave, por çfarë është kjo ditë dhe nga e ka prejardhjen?
Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festoni këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.

Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin. Ata që e kanë bërë edhe më të këndshme ditën e gënjeshtrave janë edhe mediat. P.sh. Më 1 prill 1957, show britanik i lajmeve “Panorama” transmetoi një kronikë, ku shfaqeshin fermerët zviceranë duke korrur makarona nëpër pemë. Audienca vështronte dhe dëgjonte drejtuesin e emisionit, Richard Dimbleby, i cili diskutonte shumë seriozisht për proçesin e korrjes së makaronave, duke u shprehur se sidoqoftë në Itali kjo industri është shumë herë më e zhvilluar se në Zvicër. Sigurisht që kjo ishte vetëm një gënjeshtër me rastin e 1 prillit. Por sapo emisioni mbaroi, BBC-ja mori shumë telefonata nga teleshikuesit. Një pjesë ishin të çuditur, ndërsa një pjesë tjetër pyesnin se si mund të prodhonin ata vetë makarona në pemë. Kësaj pyetjeje stafi i BBC-së iu përgjigj: “Duhet të vendosni fije makaronash në një kavanoz me salcë dhe të shpresoni”.

Sipas sociologëve e psikologëve, në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla, kjo për shkak të presionit dhe ritmit të punës. Ata që ende sot e kësaj dite e festojnë në mënyrën më të këndshme ditën e shakave apo gënjeshtrave, janë francezët.