Alberti kishte problem me zgjimin e mëngjesit… Alberti kishte problem sepse zgjohej vonë në mëngjes dhe bëhej gjithmonë vonë për punë. Shefi i tij ishte nxehur për këtë arsye dhe i tha se do ta pushonte nga puna nëse ai nuk bënte diçka për këtë. Kështu Alberti shkoi te doktori dhe ai i dha një ilaç si dhe i tha ta pinte përpara se të shtrihej në krevat. Alberti fjeti mirë dhe në fakt e dëgjoi alarmin në mëngjes. Ai shijoi mëngjesin dhe iku qetësisht me makinë në punë. “Shef”, i tha ai, “Ilaçi funksionoi!” ”Në rregull” i tha shefi, “Por dje në mëngjes, ku ishe?”