Lojëra argëtuese dhe humor

"Doni një ditë pushim?"

Lojëra argëtuese dhe humor
Kështu ju doni një ditë pushim. Le të shikojmë pak se çfarë jeni duke kërkuar. Janë 365 ditë të vlefshme për punë. Janë 52 javë në vit në të cilat ju tashmë keni 2 ditë pushim për javë, ngelen 261 ditë të vlefshme për punë. Meqë ju shpenzoni 16 orë çdo ditë jashtë pune, do të thotë se keni harxhuar dhe 170 ditë të tjera, duke lënë vetëm 91 ditë të vlefshme për punë. Ju harxhoni 30 minuta çdo ditë në pushimet për kafe të cilat bëjnë 23 ditë për vit, duke lënë kështu vetëm 68 ditë të disponueshme për punë. Me një orë drekë çdo ditë, ju keni përdorur dhe 46 ditë, duke lënë vetëm 22 ditë të vlefshme për punë. Ju normalisht 2 ditë në vit largoheni sepse jeni të sëmurë. Kështu ju ngelen 20 ditë në vit të vlefshme për punë. Ne jemi pushim 5 festa në vit, kështu koha juaj e vlefshme për punë ka zbritur në 15 ditë. Ne bujarisht ju japim 14 ditë pushim në vit e cila ju lë ju vetëm 1 ditë të vlefshme për punë dhe do të jetë  e tmerrshme nëse ju merrni dhe këtë ditë pushim.