
Formula e suksesit ka qenë sekret për shumë vite,m shumë njerëz që kanë patur sukses në ku nuk e prisnin. Historitë e suksesit ndryshojnë në vendeve të ndryshme, sidoqoftë faktori i përbashkët midis tyre janë tiparet e njerëzve. Këtu kemi disa nga tiparet më të zakonshme të njerëzve të suksesshëm:
• Ata guxojnë të marrin risqe Nëse ju vazhdoni të bëni të njëjtën punë çdo ditë, ka mundësi të qëndroni në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë. Bëhuni aktiv! Njerëzit e suksesshëm kanë ide inspiruese dhe i performojnë mirë ato. Vihuni re në kompani duke marrë risqe por mos bëni asgjë që mund ti kushtojë kompanisë negativisht.
• Ata kanë një sens të fortë angazhimi Askush nuk bëhet i suksesshëm duke hyrë dhe duke dalë në karriera dhe industri të ndryshme. Gjeni vendin tuaj të përshtatshëm dhe angazhohuni në fushën tuaj të ekspertizës. Një sens i fortë angazhimi duke performuar më të mirën tuaj nuk do të lihet pa u vënë re nga punëdhënësit tuaj.
• Ata guxojnë të thyejnë rregullat Që në fillore ne jemi mësuar se nëse ndjekim rregullat do të vlerësohemi. Njerëzit e suksesshëm mendojnë ndryshe, në vend që të thyejnë rregullat thjesht i ndryshojnë ato lehtësisht duke arritur nivele të larta suksesi. Kini besimin të provoni gjëra të reja në vend që të keni frikë dhe të limitoheni në kreativitetin tuaj.
• Ata nuk djekin turmën Bëhuni të ndryshëm. Bëhuni unik. Bëhuni kreativ. Ne të gjithë jemi individë që kemi ide dhe kuptime të ndryshme, kështu ne duhet të përdorim individualitetin tonë që të influencojë te puna jonë.
• Ata janë agresivisht të vendosur Çdo njeri duhet ti shtojë vetes së tij qëllime personale së bashku me pritshmëritë e punës. Është e rëndësishme të indentifikoni gjërat e rëndësishme që dëshironi të arrini në mënyrë që të jeni të sukseshëm. Vendosmëria, motivimi, suksesi vinë hap pas hapi kështu ju duhet të jeni të motivuar dhe të vendosur për ta ndarë mendjen që do të arrini sukses!
• Ata janë të përulur Nëse çdo person i suksesshëm mburret vazhdimisht nuk do të ketë vend për zhvillim dhe progres. Njerëzit e suksesshëm janë mirënjohës ndaj të tjerëve, të përulur për arritjet e tyre dhe mirënjohës për njohjen që ata marrin. Ata nuk kanë frikë të bëjnë gabime kjo është ajo çka e bën suksesin e tyre inspirues për të tjerët!