Gjatë kohës që s

tudentët e sapo diplomuar hynë në tregun e punës, ata duhen të mësohen me disa dukuri. Edhe pse e keni mbaruar shkollën, kjo nuk do të thotë se do të rreshtni së mësuari. Mbani mënd atë çfarë keni mësuar, dhe aplikojeni në kontekstin profesional.
“Mendja e urtë ka ende diçka për të mësuar” - George Santayana Pasi përfundoni universitetin, keni ende shumë për të mësuar rreth punës. Përpiquni të krijoni aftësi të reja, dhe të krijoni karakterin tuaj në kontekstin e punës.
“Nëse faktet nuk i përputhen teorisë, ndrysho faktet”- Albert Einstein Gjatë kërkimit për punësim, ju do të hasni shumë vështirësi. Vazhdoni të aplikoni, pavarësisht atyre që dëgjoni apo nëse demotivoheni.
“Të gjitha ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse do të kesh guximin për ti ndjekur ato” – Walt Disney Gjithçka ju duhet të bëni është të besoni në aftësitë tuaja. Nëse filloni dhe besoni se mund të arrini majat, asgjë nuk ka për t`ju ndalur.
“Nëse shansi nuk troket, ndërto një derë”- Milton Berle Do të ketë raste kur rekrutuesit do t`ju refuzojnë. Pavarësisht ksaj, ju duhet të vazhdoni të keni besim, të jeni pozitiv dhe entuziastë.
“Punën e sotme, mos e ler për nesër” – Populli Në vend që ta shtyni kërkimin e punës për ditët në vijim, vazhdoni përpiquni çdo ditë. Kërkoni për punë në të gjitha mënyrat e mundshme, dhe aplikoni për çdo gjë që ju duket e përshtatshme.
“Mëndjet e mëdha diskutojnë ide. Mëndjet e mesme diskutojnë ngjarje. Mëndjet e vogla diskutojnë për njerëz” - Eleanor Roosevelt Nëse punoni në një zyrë, përpiquni ti shmangeni thashethemeve. Tregoni kreativitetin dhe entuziazmin tuaj nëpërmjet ideve të reja, risive dhe koncepteve.
“Mos e gjykoni çdo ditë nga të korrat që ju vilni, po nga fara që mbillni” Robert Louis Stevenson Përpiquni të fokusoheni në punën pozitive, sesa në problemet që mund t`ju dalin rrugës. Negativiteti është ngjitës, kështu që rrethojeni veten nga njerëz pozitiv.
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që ke imagjinuar”-Henry David Thoreau Progresi në karrierë është i mundur vetëm për ata që kanë ambicie, dhe kanë shtysë për të arritur një qëllim. I vendosni vetes disa objektiva dhe përpiquni ti realizoni ato brenda një afati të caktuar kohor.
“Për vendet që ja vlen të shkosh, nuk ka rrugë të shkurtra” - Beverly Sills Nëse suksesi do të ishte aq i lehtë, atëhere të gjithë do të kishin mundësi ta arrinin atë. Nuk ka rrugë të shkurtra, vetëm punë, lodhje, vendosmëri.
“Sukses do të thotë të jesh i aftë të kalosh nga një dështim në tjetrin, pa humbur entuziazmin” - Winston Churchill Mos lejo që negativiteti dhe demotivimi të shkatërrojnë planet për karrierën tuaj. Përpiquni të jeni pozitiv dhe të mësoni nga eksperiencat jo të mira.