Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës Evente

The Network , Rrjeti me i madh nderkombetar i punesimit vjen ne Shqiperi!

Duapune.com pret për herë të pare The Network Workshop Konference 2023 në dt 20 Qershor në Durrës, në Luxury Premium Finese.

The Network është një aleancë e fuqishme me misionin për të ofruar zgjidhje globale për punësimin ndërkombëtar! Partnerët e The Network janë portalet e punësimit me të mëdhenj nga mbi 140 vende të botës.

duapune.com është partnere në organizimim e konferencës së rradhës dhe jemi të lumtur të mirëpresim kolege dhe partnerë nga gjithë bota në Shqipëri, portalet e punësimit  si Figaro France, Pracuj Poloni, Totaljobs Angli, Stepstone Gjermani, Jobindex Danimark, Kariyer Turqi,  Kariera Greqi, Infojobs Spanje, Profession Hungari, Alertaemprego Portugali, etj

Konferenca do të shërbejë për Rrjetëzim si dhe të informoj dhe të përditësoj pjesëmarrësit me rregullat, proçeset dhe praktikat më të mira për të mbështetur kështu punësimin ndërkombëtar.

Suksesi i The Network bazohet në forcën e anëtarëve të tij, ku dhe duapune.com është pjesë e The Network prej 7 vitesh. 

 

Blog.PNG