
Vetëbesimi është një cilësi që të gjithë duam ta kemi, por duket sikur në momentet në të cilat kemi më shumë nevojë për të, nuk e gjejmë gjëkundi. Vetëbesimi në punë është një nga atributet më të dobishme, gjithësecili mund të zotërojë, pasi arrin të vërtetojë aftësitë e veta. Giuda e mëposhtme do t`ju tregojë se si të përmirësoni vetëbesimin tuaj duke filluar nga sot:
Eliminoni dyshimet tek vetja Është e natyrshme të dyshosh tek vetja në një moment të caktuar. Por dyshimi në vetvete nuk bën gjë tjetër veçse na dekurajon, dhe në këtë mënyrë heq fokusin prej karakteristikave tona pozitive.
Pranoni mungesën e vetbesimit Atyre të cilëve u mungon besimi në vetvete, zakonisht nuk arrijnë ta pranojnë këtë. Nëse ju mungon vetëbesimi, duke e pranuar atë, jeni një hapë drejtë eliminimit të tij.
Përballuni me frikën tuaj Ndonjëherë, mënyra më e mirë për të rritur vetëbesimin është të përqafoni frikën tuaj më të madhe. Nuk ju pëlqen të kontribuoni në një mbledhje? Atëherë bëjeni! A jeni tipi i njeriut që zakonisht uleni në fund të dhomës gjatë një prezantimi? Atëherë filloni të qëndroni në fillim. Do ta shihni që pas disa kohësh, këto zakone të vogla, do t`ju rrisin ndjeshëm vetëbesimin.
Shmangni thashethemet Të bërit thashetheme është një nga zakonet më të këqija që mund të ndodhi në zyrë. Bëni çdo përpjekje për t`ju shmangur thashethemeve pasi, nëse e bëni njeherë, do të detyroheni ta bëni përsëri, duke ju bërë të etiketoheni me këtë ves jo të këndshëm.
Pranoni komplimentet Nëse dikush ju bën një kompliment, mos e injoroni atë. Përkundrazi, pranojeni atë dhe falenderoni personin për vlerësimin.