Postuar më: October 11, 2023
Për të parandaluar ose kuruar Burnout, menaxherët dhe punonjësit duhet të diskutojnë se cilët sjellje mund ta shkaktojnë atë. Po ashtu, i takon menaxherëve të ndryshojnë sjelljen në hapësirën e punës. Për shembull, së pari, mirëqenia duhet të bëhet pjesë e kulturës së kompanisë, ndersa promovimi i orëve të gjata, puna gjatë kohës personale, detyra të papërcaktuara më parë, etj... bën vetëm të kundërtën. Ofrimi i trajnimeve per te parandaluar Burnout i ndihmon menaxherët të kenë situatën nën kontroll.
Ashtu si stresi, “burnout”-i mund të trajtohet duke u përballur me shkaktarët e tij. Identifikimi i pjesës së punës tuaj që ju shkakton stres është çelësi për tejkalimin e tij.
Për të përballuar “burnout”-in, alternativat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë në reduktimin dhe menaxhimin e stresit tuaj.
1.Flisni me shefin tuaj.
2.Jepini përparësi gjumit.
3.Bëni ushtrime rregullisht.
4.Meditimi dhe përqendrimi.
5.Kërkoni mbështetje sociale.