
Lëvizja në një nivel tjetër në karrierën tuaj ka të bëjë me aftësitë për të marrë më shumë përgjegjësi.
Kërkoni më shumë punë Shumica e punëdhënësve i pëlqejnë shumë punonjësit e gatshëm për punë kështu duke kërkuar punë shtesë do të fitoni pikë. Përpara se të kërkoni diçka mendoni për përgjegjësitë që ju pëlqeni dhe që performoni më mirë. Në qoftë se merrni më shumë ngarkesë se sa mundeni kjo mund të ketë efekt të kundërt nga ajo që ju kërkoni.
Shtoni punën e re në ngarkesën tuaj ekzistuese Ju kërkuat më shumë punë, tani duhet të jeni gati ta përballoni atë! Përpara se të këkoni më shumë bëhuni realist dhe sigurohuni që keni kohë. Pyesni dikë që merret me çështjet që ju kërkoni të përfshiheni për të parë se sa kohë të ditës ato kërkojnë. Nëse keni ndonjë dyshim te vetja atëhere, prisni. Suksesi i përgjegjësive të reja do të rrisi besimin tuaj dhe do t`ju lejojë të merrni pjesë në projekte jashtë aktivitetit tuaj të rregullt të punës. Gjithashtu do të jeni në gjendje të rrisni potencialet tuaja në një nivel të ri si dhe të fitoni kompetenca dhe aftësi të reja për suksesin tuaj.
Mospraninimi i përgjegjësive Kërkimi i përgjegjësive të reja është një mënyrë për të ecur përpara në kompaninë tuaj, por shpesh mund t`ju jepen përgjegjësi ekstra kur ju tashmë keni disa. Nëse shefi juaj ju ka parë si një njeri të besueshëm dhe ambicioz pa e ditur se sa shumë keni për të bërë mund të vazhdoi t`ju japë të tjera punë. Në këtë rast është tërësisht e pranueshme të refuzoni përgjegjësitë ekstra edhe pse mund të jenë pak. Është më mirë të hiqni dorë se sa të mos paraqisni cilësinë e duhur në kohën që kërkohet. Më shumë përgjegjësi shpesh shihet si një mënyrë për një paketë më të madhe pagese dhe kur vjen fundi i vitit ju mund t'i thoni përgjegjësitë tuaja si një arsye pse duhet të keni rritje rroge. Mbani mend se kërkimi i përgjegjësive ndryshon nga dhënia e përgjegjësve, tregon se ju jeni më serioz për karrierën tuaj. Të qenit proaktiv ju mundëson të keni kontroll për përgjegjësitë e tepërta.