Këshillimi i karrierës

Si ta përdorim Facebook-un për të gjetur një punë

Këshillimi i karrierës Lojëra argëtuese dhe humor
Faqja e rrjetit shoqëror më e madhe në botë, Facebook, ka hapur dyert e veta për individët në gjithë globin. Punëkërkuesit kanë mundësinë për tu lidhur në mënyrë direkte me rekrutuesit, kompanitë ,si dhe profesionistët e tjerë në industri, me lëhtësinë e një klikimi të thjeshtë. Janë vlerësuar 955 milion përdorues të Facebook-ut, i cili tejkalon të gjitha rrjetet e tjera sociale ,duke iu siguruar kështu punëkërkuesve mundësi të mëdha për të gjetur një punë. Më poshtë paraqiten disa udhëzime për mënyrën sesi ju mund ta përdorni Facebook-un për të kërkuar punë: Vendosja e privatësisë Shumica e përdoruesve të Facebook kanë krijuar një llogari për kënaqësi personale dhe jo për rrjetet e biznesit. Është e rëndësishme të përcaktohet llogaria juaj; të vendosni nëse ju e përdorni atë si adresë personale apo profesionale dhe kjo do të  përcaktojë  tipin e postimeve që ju do të bëni dhe sesi ju e përdorni rrjetin social. Për t’i bërë më të qarta karakteristikat e Facebook-ut, është e këshillueshme që të përdorni parametrat e privatësisë. Ju mund të ndryshoni privatësinë tuaj duke vendosur se kush mund ti shikojë sesionet e profilit tuaj- duke përfshirë postimet,videot si dhe fotografitë. Si të kesh një profil profesional Duke siguruar që llogaria juaj po përdoret për qëllime të kërkimit të punës, është e rëndësishme të  zotërosh një profil profesional që përshkruan identitetin tuaj online. Shumë individë zgjedhin të kenë  të njëjtën foto profili për rrjetet e tjera sociale, të tilla si Twitter dhe Linked In, si një mënyrë për  të krijuar markën e tyre personale. Duket të siguroheni se imazhi  që keni vendosur nuk është antipatik ose ofendues që mund të ndikojë në vendimin e rekrutuesve. Pëlqimet dhe komentet Kompani nga e gjithë bota kanë miratuar kulturën e Facebook-ut dhe kanë krijuar faqet e tyre argëtuese. Qëllimi primar i këtyre faqeve është të lidhen me përdoruesit e Facebook-ut dhe të marrin reagimet e tyre. Punëkërkuesit  mund ti bashkohen komunitetit dhe të ndërveprojnë me të tjerët, duke siguruar që komentet e tyre po i shtojnë vlera faqes së argëtimit. Si të krijosh faqen tënde personale Për të gjeneruar interesat e rekrutuesve, individët kanë mundësinë të krjiojnë faqen e tyre të biznesit. Ka pasur një numër të suksesshëm të fushatave “ Më punëso mua” të shfaqura në Facebook, ku përdoruesit e kanë përdorur këtë platformë për të reklamuar veten e tyre dhe për të tërhequr vëmendjen e kompanive në mbarë botën. Strategjia e faqes së biznesit është të inkurajojë zhvillimin e karrierës siç është marketing, reklamat dhe PR, duke  demostruar aftësitë e përdoruesve për të “shitur” veten e tyre në mënyrë efektive. Rrjeti social Rrjeti  është  alternativa më e qartë  deri tani. Një numër përdoruesish të Facebook-ut kanë tendencën të shohin aftësinë e kësaj platforme sociale. Duke kërkuar për profesionistë industrial dhe ekspertë për biznese duke i dërguar atyre një ftesë për tu bërë mik. Duhet të hulumtoni për departamentin e Burimeve Njerëzore të kompanisë dhe kontaktoni menaxherët që merren me punësimin për të qëndruar jashtë nga turma. Mos harroni të mbani “ lidhjet” përmes këtij rrjeti social.