
Ushtrimet në grup janë një teknikë gjerësisht e përdorur. Përgjithësisht i jepet një detyrë 4 deri në 8 kandidatëve për të punuar së bashku, ndërkohë që vlerësuesit vëzhgojnë punën e tyre. Pasi vëzhgojnë performancën, kur ushtrimi mbaron, vlerësuesit do të vlerësojnë grupin në përputhje me kompetencat e paracaktuara. Kompetencat më të zakonshme për tu përmendur në një ushtrim në grup janë: • Komunikimi dhe ndikimi • Ndërtimi i lidhjeve • Puna në ekip Gjithashtu kandidatët duhet të tregojnë: që janë proaktivë, janë duke kontribuar dhe manovrojnë me anëtarët dominues të grupit. Ushtrimet në grup së fundmi janë bërë një metodë gjerësisht e përdorur nga rekrutuesit e kompanive të ndryshme.