
Në ditët e sotme, shumë kompani nuk janë në kërkim të një menaxheri, por të një lideri, i cili mund të marrë një rol kryesor në kompani. Si rezultat, konkurrenca për poste të larta është e egër. Liderat kanë aftësinë për të frymëzuar të tjerët dhe për të nxitur punën në skuadër, të cilat shërbejnë për të arritur rezultate. Cilido qoftë pozicioni juaj aktual, të sjellurit si një lider do t`ju ndihmojë shumë të dalloheni nga grupi, dhe gjithashtu të ngriheni në detyrë.
Cilësitë e lidershipit në vendin e punës Një lider është dikush i cili motivon, bashkon dhe drejton të tjerët drejt një qëllimi të caktuar. Ai është karizmatik dhe frymëzues, por gjithashtu i besuar, kompetent dhe i organizuar. Në mënyrë që të dalloheni si një lider në punë, ju duhet të shfqani karakteristikat e mëposhtme:
Ndershmëri- Kjo ndërton besim midis kolegëve dhe eprorëve.
Pasion- Të qënit entuziast është një atribut shumë pozitiv, i cili i tërheq të tjerët drejt jush.
Angazhim- Një disiplinë dhe etikë e fortë pune jo vetëm që do t`ju bëjë më produktiv, por do t`ju ndihmojë që të krijoni një përshtypje shumë të mirë tek të tjerët.
Qëllimi– Duke i caktuar vetes një qëllim, dhe duke punuar fort për ta arritur atë, ju do të tregoni se jeni i aftë të organizoni punën në mënyrë strategjike për të arritur objektivat tuaja
Të jeni bashkëpunues- Duke i njohur meritat dhe duke vlerësuar punën e gjithesecilit anëtar të skuadrës, ju do të arrini të nxisni kolegët tuaj edhe më shumë. Përpos karakteristikave më sipër, një lider është gjithashtu i aftë të planifikojnë, të ndërtojnë strategji, të menaxhojnë ndryshimin dhe të zgjidhi probleme të ndyshme që mund të hasen gjatë rrugës.
Si të tregoni aftësitë tuaja të lidershipit Në shumicën e rasteve, individët kanë mundësi të shfaqin aftësitë e tyre të lidershipit, pavarësisht nivelit apo titullit të punës. Më poshtë janë disa mundësi kyçe që ju mund të përdorni për të demonstruar aftësitë e udhëheqjes dhe të lehtësoni rrugën tuaj drejt ngritjes në detyrë.
Puna e përditshme- Me zhvillimin dhe mbajtjen e një standarti të lartë të cilësisë dhe produktivitetit në punën tuaj, ju tregoni se jeni gati për të marrë më shumë përgjegjësi
Merr përsipër një projekt- Projektet mund të jenë një nga mënyrat më të mira për të treguar aftësitë e udhëheqjes. Nuk ka rëndësi se çfarë roli keni në ekipin e projektit, ju duhet të kërkoni, tejkalojni pritshmëritë. Duke zbatuar këto sugjerime, ju mund të zhvilloni dhe të demonstroni cilësitë e lidershipit që do t`ju ndihmojnë të dalloheni nga të punësuarit e tjerë dhe të viheni re sapo të lind një mundësi për avancim në karrierë.