
“Mos e ngatërroni biznesin me kënaqësinë” thonë moshat e vjetra. Megjithatë, ndërkohë që orët e gjata të punës e kalojnë normalen, vendi i punës padyshim kthehet në të parin vend ku mund të takohen partnerët potencial.
1. Pyesni. Pyesni burimet njerëzore nëse firma ka ndonjë politike për punonjësit që dalin së bashku.
2. Bëjeni kontaktin e parë në mënyrë diskrete. Mos përdorni email. Bëni një telefonatë ku mund të sygjeroni një kafe apo një pije pas pune. Nëse përgjigja është “Po” bëjeni takimin larg nga ambjentet e punës.
3. Mos bëni skena në ambjentet e punës. Nëse keni lidhje me një koleg as mos e mendoni të luani me duar ne kafen e punës apo të luani me këmbë poshtë tavolinës në një koferencë.
4. Qëndroni offline. Mos dërgoni mesazhe romantike. Mesazhin tuaj personal mund ta lexoj kushdo tjetër në momentin që ju e dërgoni ndërkohë që ju nuk dëshironi që këto mesazhe të shihen nga kushdo tjetër.
5. Mos e prishni etikën tuaj të punës. Vazhdoni ta bëni punën tuaj me efektivitet. Nëse jeta juaj personale ndikon punën tuaj ju duhet të zgjidhni midis karrierës dhe partnerit tuaj.
6. Mos tregoni intimitetet tuaja. Nuk ka rëndësi se sa miqësor mund të duken kolegët tuaj sekretet rrallë mbeten konfidenciale. Mos bëni apo mos thoni asgjë që nuk doni ta marrë vesh tërë fima.
7. Bëhuni gati të jepni dorëheqjen. Nëse marëdhënia vazhdon apo nuk vazhdon bëhuni gati të ndryshoni punën.Nëse mardhënia juaj vazhdon dhe ju vendosni mos ta pranoni këtë, njëri prej jush duhet të kërkoj një punë tjetër. Puna së bashku nuk është domosdoshmërisht përgjigja për një lumturi të gjatë.
8. Si përfundim, mos e bëni zakon. Nëse bini në dashuri aq shpesh, sa të tjerët ndryshojnë çorapet, mbani mend se nëse ju jeni të lumtur të punoni me ex-et tuaja, ato nuk do të jenë. Kështu nëse ju jeni i tillë, më mirë kaloni kohë në bare dhe lokale për jetën tuaj dashurore.