Këshillimi i karrierës

Si mund ta përdor flirtimin për ta bërë punën më të lehtë

Këshillimi i karrierës
Flirtimi në punë nuk është diçka që mund të kufizohet te çdo lloj seksi, apo çdo lloj moshe. Në fakt, çdo kush e bën atë në një moment apo në një tjetër. Nuk ka asnjë dyshim se një flirtim i përmbajtur mund t`ju ndihmojë ti mbaroni punët dhe të vlerësoheni nga marrësi në të njëjtën kohë. Çfarë është dhe si ta bëjmë? Duke qenë miqësor, duke qeshur në mënyrë natyrale dhe në përgjithësi duke qenë i sigurt dhe i lumtur, është një fillim i mirë. Nuk duhet të keni frikë nga flirtimi dhe nuk duhet  t`ju bëjë qesharakë në sy të të tjerve. Ai tregon se dhënësi është duke bërë një lloj përpjekje për të qenë miqësor dhe marrësi është duke marrë një trajtim të veçantë. Beni komplimente Komplimetet shpesh herë mund të jenë të rrezikshme, veçanërisht nëse ato nuk janë të sinqerta. Por një kompliment i vërtetë në lidhje me punën e dikujt ose diçka që ata kanë bërë është diçka e mirë. Lëvizja nga komplimenti te flirti është një hap i qartë. Kur dikush bën një punë të mirë pse nuk ja thoni atij, do të jetë më e lehtë për ju kur të kërkoni favore të nevojshme më vonë. Mos e teproni Ju nuk keni pse të silleni në mënyrë ekstraverte. Flirtimi mund të jetë diçka delikate. Ju duhet vetëm të arrini një ekuilibër. Disa njerëz i kanë shumë qef komplimentet apo lajkat. Kështu në këtë rast ju duhet ti bëni ato por përpiquni të jenë sa më të sinqerta. Ndoshta ata duan mbështeje që nuk ka lidhje me punën. Mbani mend  se nuk jeni duke humbur asgjë nga flirtimi. Vazhdoni ta bëni Flirtimi i bën të tjerët të besojnë te ju dhe kjo do të thotë që të vazhdoni ta bëni. Nuk mund të bëni një flirtim thjesht sa herë që doni apo nuk doni ju, kjo do të ndikojë te ju. Gjithashtu nuk mund ta teproni me flirtimin sepse përsëri kjo do të ketë ndikim te ju. Flirtimi mund të jetë delikat por jo i pafuqishëm. Nëse nuk e keni të natyrshme bëni praktikë për të zbuluar “flirtin tuaj të brendshëm”.