Këshillimi i karrierës

Si i zgjidh konfliktet me nje koleg? (II)

Këshillimi i karrierës
(Vazhdimi i pjesës  I ) Shikoheni veten me sinqeritet Bëhuni gati të pranoni se arsyeja e konfliktit mund të jetë diçka që ju po bëni ose që nuk e keni bërë. Pranimi i gabimit nga ana juaj në shumë raste mund të shkaktojë të njëjtin reagim nga personat e tjerë. Trajtimi i konflikteve afatgjata Konflikti afatgjatë është ai i cili nuk është adresuar. Disa individë I shmangen pajtimit sepse kanë nevojë për më shumë kohë dhe përpjekje. Një vendim i shpejtë nga ana juaj për të patur një bisedë të shkurtër me personin tjetër nuk do të funksionojë. Ju duhet të bëni një veprim të panxituar dhe të qetë, mundësisht kur të dy palët nuk janë nën presion në punë, dhe të jepni disa pika të qëllimeve tuaja. Biseda juaj duhet të jetë e sjellshme dhe racionale, e fokusuar në situata dhe fakte, duke shmangur thashethemet dhe sulmet personale. Duhet të qëndroni të sigurt dhe jo triumfues apo agresiv. Ju po përpiqeni të hyni në zemrën e çështjes dhe jo të kërkoni një pozicion fitues. Mendim i pavaruar Në rastet kur konflikti është i paarsyeshëm, ju i keni provuar të gjitha mundësitë e mësipërme por problemi akoma qëndron atëherë ju mund të kërkoni një kënvështrim të pavarur. Në fund të fundit kur kompanitë dhe sindikatat kanë konflikt, ata kërkojnë arbritrim, ndoshta dhe ju mund të bëni të njëjtën gjë. Një rrugë e mirë është përfshirja e një bosi të kuptueshëm apo e dikujt nga burimet njerëzore që mund të jetë në gjëndje të ofrojë një rrugë për të dyja palët. Mbi të gjitha, problemi juaj duhet të ndahet me dikë që nuk ka energji emocionale lidhur me konfliktin. Kjo vetëm mund të ndihmojë në lehtësimin e ankesave tuaja dhe të bëni jetën tuaj të punës më të pranueshme edhe në qoftë se ju duhet të vazhdoni të punoni me dikë që ju thjesht nuk keni përputhje me të.