Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës

Shembull leter per leje lindje

Letra e Kërkesës për Leje lindje është një dokument që shërben për t'i kërkuar formalisht punëdhënësit marrjen e lejes së lindjes të paguar. Kjo letër si dhe dokumenta të tjera të nevojshme do t'i lehtësojnë kompanisë proçesin e koordinimit dhe organizimit të kërkesës për leje lindje.


Të nderuar Zoti / Zonja [Emri dhe Mbiemri i Përgjegjësit të Departamentit të Burimeve Njerëzore],

Me këtë letër, unë dëshiroj të parashtroj kërkesën për përfitimin e lejes së lindjes, pasi pritet që unë të lind në [Data e pritur e lindjes suaj se femijes tuaj]. Unë do të dëshiroja të merrja periudhën e lejes së lindjes nga [data nga dëshironi të merrni leje].

Në bazë të politikave dhe proçedurave të kompanisë do të plotësoj të gjitha dokumentat dhe detyrat që më duhet të përfundoj para se të largohem nga puna.

Unë do të jem në dispozicionin e kompanise për të siguruar një tranzicion sa më të lehtë për personin zëvendësues, kolegët e mi dhe për kompaninë.

Ju falenderoj për kohën tuaj si dhe për mundësinë për të marrë në konsideratë lejen time të lindjes. Ju lutem merrni këtë letër si një njoftim zyrtar të kërkesës time.

Me respekt,

[Emri dhe Mbiemri Juaj]