Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës

Quiet quitting: Trendi i ri ne boten e punes

Ndonëse nuk është një koncept i ri, termi quiet quitting (të heqësh dorë në heshtje) kohët e fundit ka fituar popullaritet në rrjetet sociale. Edhe pse duket sikur i referohet largimit nga vendi i punës, në fakt përshkruan një rebelim kundër qasjeve të shumë kompanive ku punonjësve u kërkohet të bëjnë gjëra mbi dhe përtej asaj që kërkon pozicioni i tyre.

Çfarë është “quiet quitting”?

Me fjalë më të thjeshta, nuk do të thotë që një punonjës ka dhënë dorëheqjen, por përkundrazi i ka kufizuar detyrat në ato që janë të caktuara në pozicionin e tij të punës duke shmangur punën me orë më të gjata. Ata vendosin kufij të qartë për të përmirësuar ekuilibrin punë-jetë.

Këta punonjës përmbushin detyrimet e tyre në punë, por nuk bien dakord me kulturën “puna është jeta”. Ata i përmbahen kontatës dhe kur shkojnë në shtëpi, e lënë punën pas dhe përqendrohen te vetja.

Megjithatë duhet thënë se kjo qasje mund të tregojë gjithashtu se punonjësit janë të palumtur në pozicionin e tyre, janë gati të ndryshojnë pozicione ose janë në kërkim të një pune tjetër. Thënë kjo, punonjësit mund të mungojnë nëpër mbledhje; të paraqiten me vonesë; të kenë produktivitet të ulët; të shmangin përgjegjësitë; të ndihen të pamotivuar etj.

Rritja e pagave mund të jetë gjithashtu një faktor i rëndësishëm në këtë tendencë. Me rritjen e normës së inflacaionit, njerëzit në fakt po fitojnë më pak para - duke i bërë ata të pyesin veten pse duhet të punojnë kaq shumë.

A është zgjidhja më e mirë për të adresuar problemet dhe pakënaqësinë?

Ka mendime të ndryshme për këtë çështje. Megjithatë, përpara se të vendosni që të “hiqni dorën në heshtje”, mund të bëni disa ndryshime rreth marrëdhënies suaj në punë, në mënyrë që të kujdeseni për veten (në të gjitha mënyrat - fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht) dhe të qëndroni të angazhuar në atë që bëni. 

Burimi: https://dochangeright.com