Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës

Pse punonjesit e mire lene punen?

Një rrogë më e mirë apo një mundësi e re pune në një kompani tjetër konsiderohen si "mundësi më e mirë?" A mund të jetë që punëtorët po kërkojnë diçka më kuptimplotë për karrierën e tyre? Një punë që e pëlqejmë dhe të ndihemi të përmbushur, ndoshta shprehja e vjetër "njerëzit nuk e lënë punën e tyre, ata lënë shefat" është e vërtetë.

 

U anketuan 2,000 punonjës në SHBA për të kuptuar më mirë se çfarë i shtyn punonjësit të ikin nga puna - dhe ndoshta, çfarë mund t'i ndihmojë ata të qëndrojnë.

 

Rezultatet? Paga ka rëndësi, por nuk është faktori i vetëm që i detyron punëtorët të ikin nga puna.

 

Gjetje interesante.

 

  • 42% e punëtorëve thonë se nuk do të largoheshin kurrë pa një punë të re qe i pret.
  • 22% janë të sigurt se do të gjejnë një punë tjetër së shpejti nëse largohen
  • 36% do të largohen pavarësisht nëse janë të pakënaqur.
  • 13% e punonjësve mendojnë çdo ditë ta lënë punën e tyre
  • 64% e punonjësve thonë se mendojnë të lënë punën e tyre shumë shpejt.
  • 15% e punonjësve planifikojnë të lënë punën në 3 muajt e ardhshëm.

 

Megjithatë, rroga nuk është arsyeja e vetme që punonjësit largohen. Në fakt, mbi 60% e tyre pranojnë se mjedisi i pakëndshëm i punës, shefi jombështetës dhe puna që nuk u pëlqen do të përshpejtonin largimin e tyre nga puna.

 

Çfarë mund të bëjnë punëdhënësit për të mbajtur këta punonjës? Padyshim nuk është paga, arsyeja më e zakonshme edhe pse mund të jenë një hap i mirë në mbajtjen e punonjësve, nuk do të zgjidhin me magji çështjen e largimit.

 

Burimi: https://www.zippia.com/advice/survey-why-workers-quit-job/