
Paga nuk është shkaku i vetëm, ka të bejë edhe me kulturën e kompanisë. Një studim në rreth 5000 vende pune u bë në Amerikë për të kuptuar përse njerëzit largoheshin nga puna e tyre. Kultura e kompanisë ishte një nga arsyet kryesore përse njerëzit hiqnin dorë nga puna e tyre. Punëdhënësit me kulturë më të mirë dhe që u kushtojnë rëndësi vlerave, kanë më shumë mundësi të ruajnë stafin e tyre. Paga është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Me rritjen e pagës largimet janë më të pakta.Gjendja kaotike është një tjetër faktor. Kjo ndodh kur njerëzit ndjejnë që kanë mbetur në një rol specifik për një kohë të gjatë. Disa faktorë nuk kanë ndikim në balancën punë-jetë personale. Me një mesatare në SHBA, punonjësit ndryshojnë punën e tyre rreth 12 herë përpara se të mbushin 48 vjeç. 69% e punonjësve mes moshës 18 dhe 24 vjeç lënë punën e tyrë në më pak se një vit. Ky qarkullim i lartë i punonjësve u kushton bizneseve reputacionin e tyre. Kultura e mirë e kompanisë dhe vlerësimi i karrierës rrit qëndrueshmërinë e punonjësve. WEF, April, 2017