Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës

PROGRAMI FULBRIGHT PËR STUDIME MASTER (Fulbright Foreign Student Program)

PROGRAMI FULBRIGHT PËR STUDIME MASTER (Fulbright Foreign Student Program) është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara.

FUSHAT E STUDIMIT:

I.             Bursat Fulbright të financuara nga Departamenti i Shtetit, -- janë të hapura për të gjitha fushat e studimit

II.            Bursat Fulbright me financim nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë – janë të hapura për keto fusha

 

  • STEM (Shkenca, Teknologji, Fizikë, Matematikë)
  • Bujqësi dhe Shkenca Jetësore (Bujqësi e qëndrueshme dhe menaxhim i burimeve; Menaxhimi i Sistemeve Bujqësore; Edukim Bujqësor; Menaxhimi i Agrobiznesit; Ekonomia Bujqësore; Inxhinieri Bujqësore dhe Biologjike; Ushqyerja e Kafshëve; Biokimi, Biologji Molekulare, Entomologji dhe Patologji Bimore)
  • Shkencat e Kafshëve të Egra dhe Peshkimit (Konservimi dhe biologjia e kafshëve të egra; Biologjia e Peshkimit dhe Ruajtja e Jetës së Egër)
  • Shkenca Pyjore (Shkenca Mjedisore dhe Pylltari, Inxhinieri Pyjore, Shkenca e Drurit)
  • Turizmi (Menaxhimi i Turizmit; Menaxhimi i Mikpritjes dhe Turizmit; Turizmi i Trashëgimisë dhe Konservimi)
  • Shkenca e Inxhinierisë së Mjedisit (Inxhinieria e Burimeve Mjedisore, Inxhinieria Ekologjike, Menaxhimi i Mjedisit, Inxhinieria e Burimeve Mjedisore
  • Inxhinieri (Inxhinieri Minierash dhe Gjeologjike, Inxhinieri Kimike, Inxhinieri Bioprocesimi, Menaxhimi i Inxhinierisë së Qëndrueshme)
  • Bio – Kimi (Biokimi, Kimi Mjedisore, Kimi Organike e Produkteve Natyrore, Biologji Mjedisore, Ekologji Kimike, Bioteknologji Mjedisore, Shkenca bimore

 KRITERET PËR APLIKIM

Aplikantët duhet:

  • të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë.
  • të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë të programeve tre + një ose tre + dy, sipas sistemit të Bolonjës).
  • të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të shfaqin aftësi udhëheqëse
  • Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2minimum 82 pikë)
  • të kuailifikohen për të marrë vizë J-1.
  • të kenë rekorde të mira shëndetësore.

 *** Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit.

Lexo: Fulbright Foreign Student Info Session for alumni

Lexo: Guidance for Fulbright Foreign Student program

Për më shumë informacion, të interesuarit mund të klikojnë në Fulbright Student Program 2024-2025 - U.S. Embassy in Albania (usembassy.gov)

 

AFATI I APLIKIMIT: 15 korrik 2023