
Nuk ka rëndësi se në çfarë ambienti pune jeni. Nëse punoni ne zyrë, në magazinë ose në një vend ndërtimi, marredhënia që keni me kolegët tuaj është gjithmonë e rëndësishme. Ju shpenzoni çdo ditë me këta persona, kështu që të krijoni marrëdhënje të mira me ata është kritike për të patur një ambient pune të shëndetshëm. Pra çfarë ndodh nëse nuk shkoni mirë me një koleg? Pavarësisht se sa shumë përpiqeni të ndërtoni një lidhje me ta, duket sikur janë të aftë ti rezistojnë gjithçkaje. Nuk ka rëndësi se çfarë thoni ose se çfarë bëni për ti bërë për vete, ata thjesht reagojnë si të ofenduar, të mërzitur ose reagojnë pa asnjë emocion. Kjo nuk është fare e drejtë. Në fund të ditës, një marrëdhënje e keqe në vëndin e punës do e bëj çdo ditë të punës të vështirë dhe në disa raste kjo marrëdhënie mund t`ju bëjë që të mos dëshironi të shkoni në punë. Të punoni me dikë që është i pasjellshëm, i padurueshëm ose thjesht i padobishem karshi jush, do ketë efekt në produktivitetin dhe në vetëbesimin tuaj.
Çfarë mund të bëni për këtë? Atëherë, gjëja e parë që mund të bëni është të bërtisni “PSE NUK ME PELQEN?!” Por kjo gjë ka shumë mundësi që nuk do ndihmonte dhe ju nuk do i shikonit më dot në fytyrë. Mënyra më e mirë është që të silleni me këtë person ashtu siç silleni më të gjithë të tjerët në vëndin e punës, të jeni i shoqërueshëm dhe ti keni në konsideratë. Mos reagoni ndaj një kolegu të pasjellshëm me antagonisëm, por bëni më të mirën e mundshme për të shkuar mirë.Në këtë mënyrë, edhe nëse në fund të ditës ende nuk shkoni mirë, të paktën e dini që jeni përpjekur ti rregulloni marrëdhëniet me ta, dhe sido që të jetë problemi, është problemi i tyre jo i juaj.Nuk është asnjëherë ide e mirë ti konfrontoni këta kolegë, pavarësisht nëse mendoni që këta persona e meritojnë këtë gjë. Qëndroni të qetë dhe racional dhe ju do jeni personi më i fituar. Kjo ndoshta nuk është këshilla që doni të dëgjoni, por kjo është mënyra më e mirë për të reaguar. Probleme të këtij lloji nuk fillojnë vetëm nëse dikush thjesht nuk ju ka qef.Ka probleme të shumëllojshme që personat i hasin në ambjentin e punës në një farë pike, pavarësisht nëse ata ju pëlqejnë apo jo.Të punoni me një shok, për shembull, ndoshta nuk është aq stresuese, por mund të ketë problemet e veta gjithashtu.
Ngacmimi? Një mënyrë stresuese që një koleg mund t’ju bezdisë është të flirtojë me ju.Kjo gjë ndodh, dhe mund të jetë shumë e bezdisshme nëse bëhet në vëndin e punës, dhe sidomos kur nuk jeni i/e interesuar. Nuk është e domosdosshme që të jetë ngacmim seksual, por është një hap ndaj asaj rruge, dhe nëse nuk e ndaloni që në fillim dhe ta bëni të qartë që nuk jeni i/e interesuar, atëherë ai person do vazhdojë t’ju ngacmojë. Cilado qoftë arsyeja, perpiquni të shkoni mirë me kolegë të cilët janë kundra jush, pamvarësisht nëse kjo bëhet me qëllim ose jo. Nëse ti nuk sillesh në të njëjtën menyrë si ata, të paktën mund ta qetësoni veten duke ditur që nuk ke të njëjtën sjellje arrogante me kolegët tuaj. Gjithësesi, nëse keni probleme më serioze se kaq, mos hezitoni që këtë gjë t’ia thoni shefit ose dikujt tjetër që mund të ndihmojë me situatën e krijuar.