
Është puna një pjesë e dobishme për përmbushjen e jetës tuaj, apo është diçka që shërben për t`ju marrë kohë dhe energji? Ne të gjithë kemi periudha kur jemi shumë të zënë dhe na nevojiten më shumë orë për të mbauar punët. Por, për një balancë të shëndetshme midis punës dhe jetës kjo situatë duhet të përjashtohet dhe jo të jetë normale. Teknologjia moderne do të thotë se ne jemi pothuajse gjithmonë në kontakt me të tjerët, çka e bën të vështirë ndarjen shkëputjen nga puna. Në vend që të bëheni më efiçentë, duke mos i dhënë trurit një mundësi për të pushuar ju do të bëheni gradualisht më pak produktiv. Cilat janë shenjat paralajmëruese? • Ju jeni duke punuar rregullisht më shumë se 10 orë në ditë. • Ju rrisni sasinë e kafeinës apo nikotinës të marrë çdo ditë. • Ju ndiheni fizikisht dhe emocionalisht të lodhur gjatë dhe pas punës. • Ju merrni punë me vete në mbrëmje apo gjatë fundjavave. • Ju keni një reputacion se i lini në baltë miqtë në minutën e fundit. Puna duhet t`ju interesojë dhe t`ju japë energji por gjithashtu duhet t`ju lërë kohë të shijoni aspektet e tjera të jetës, miqtë dhe familjen, hobet dhe interesat tuaja. Ne punojmë më mirë kur jeta jonë ka një balancë. Nuk është e nevojshme të jeni personi i fundit që hyn dhe personi i fundit që del për të qenë efektivë. Në fakt njerëzit që punojnë jashtëzakonisht shumë orë thjesht tregojnë se nuk janë në gjëndje të përballojnë punën e tyre. Nëse ndieni se jeni duke bërë shumë punë atëherë thoini menaxherit tuaj. Menaxherët janë shumë të zënë dhe nëse nuk i kujtoni nuk mund të mbajnë mend se çfarë jeni duke bërë ju. Është gjithmonë mirë të keni diçka për të bërë. Edhe nëse keni dy javë pushim sigurohuni që në kalendarin tuaj të keni diçka që ju të merreni. Një pjesë e rëndësishme e manaxhimit të mirë të kohës është të harxhoni më pak kohë në punë, në këtë mënyrë ju do të performoni shumë më mirë kur të shkoni atje.