Këshillimi i karrierës

Mund ta përballoj një ndryshim në karrierën time?

Këshillimi i karrierës
Ndryshimi i karrierës nuk është thjesht të presësh diçka nga kompania e re. Mund të ketë kosto të përfshira  si kurset e trajnimit, pajisjet dhe çertifikatat. Ju mund të keni një rënie page. Mund ta pëballoni atë? Një fillim i ri Të kërkosh një ndryshim në karrierë nuk është diçka e keqe por nevojitet që të jeni vërtet i planifikuar. Nëse paratë janë duke ju drejtuar ju në këtë ndryshim karriere atëher ju në fillim duhet të vendosni çfarë rroge ju mund të pranoni me nivelin e shkollimit që keni, trajnimet dhe eksperiencat. Jo vetëm kaq por ju duhet të llogarisni koston shtesë të ndryshimit të karrierës. Kjo mund të përfshijë kohë dhe kosto në trajnimet e reja dhe shpenizme shtesë për udhëtime. Shpenzimet dhe fitimet e fshehura Shpesh herë me ndryshimin e karrierës është e lehtë të harrosh avantazhet dhe disavantazhet e fshehura. Kur bëni krahasimin e kostove atëhere duhet ti përfshini të gjitha kostot  dhe fitimet e fshehura. Këto përfshijnë: •         Paketat e shëndetit •         Parkimin •         Udhëtimet •         Përfitimet •         Ambjentin Sigurisht ju mund të doni të ndryshoni për arsye emocionale siç është një fillim i freskët në jetën tuaj ose thjesht për të takuar njerëz të rinj dhe miq. Koha Ka shumë njerëz që e lenë punën por nuk kanë një tjetër ku të shkojnë. Nëse jeni duke ndryshuar karrierën ju duhet të vlerësoni nëse do të filloni të punoni menjëherë ose do të keni një kohë kalimi nga karriera e vjetër në atë të renë. Nëse është kështu keni mjaftueshëm para për ta mbajtur veten gjatë kësaj kohe? Pozicionimi Duke filluar një karrierë të re ju mund të jeni në një pozicion më të ulët së në karrierën tuaj të tanishme. Ju lejon karriera e re të ngjiteni lart dhe të filloni të fitoni më shumë apo do të jetë një rrugë e gjatë e vështirë deri në majë? Sido që të jetë situata mundohuni të bëni një buxhet për të parë se si është gjëndja juaj ekonomike dhe sa mund të përballoni ndryshimin.